• Lezhe, ofroj vend pune Specialist Shërbim Klienti, Dega Lezhë

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke shpjeguar, këshilluar dhe informuar klientët për të gjitha shërbimet/produktet e kompanisë dhe detyrimin e tyre aktual si dhe proceson aplikimet per produktin e kërkuar.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Siguron zbatimin e duhur të gjithë politikave dhe procedurave të lidhura me administrimin e kredisë dhe vecanërisht me disbursimin e kredisë;
  2. Siguron që klientët marrin informacion të plotë dhe cilësor lidhur me kredinë e tyre dhe me kushtet respektive;
  3. Përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve për kredi në sistem dhe gjenerimin e kërkesës për Kredinë për Individë që vjen nga telefonatat; Përgjegjës për hedhjen me cilësi të të dhënave në sistemin qendror të kompanisë dhe sistemet e tjera dytësore sipas procedurave dhe proceseve në fuqi;
  4. Kontrollon dhe komunikon në kohën e duhur mangësitë në dokumentacion, mos ndjekjet e proceseve të aprovuara të kompanisë, mospërputhjet me politikat në fuqi tek funksionet përkatëse dhe tek Drejtori i Degës;
  5. Kryen transaksionet e arkave duke dokumentuar cdo veprim me përpikmëri dhe sipas politikave dhe procedurave në fuqi;
  6. Kryen procesin e rikonsilimit të balancës së arkës cdo fund dite/fillim dite dhe raporton në kohë për të gjithë diferencat apo mangësitë përkatëse në dokumentacion;
  7. Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë;
  8. Arkivon dhe ruan dokumentacionin në degë sipas procedurave dhe politikave të arkivimit në fuqi;
  9. Përgjegjës për sigurinë fizike të zyrës sipas procedurave të Sigurisë në fuqi duke ruajtur konfidencialitetin e kërkuar;
  10. Mbështet çdo proçes për administrimin e kredisë në degë;

Kërkesat për pozicionin:

  1. Preferueshëm 1 vjet eksperiencë në shërbim klienti;
  2. Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe procedurat e kredidhënies;
  3. Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën;
  4. Aftësi shumë të mira të manaxhimit të të dhënave; Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh;
  5. Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal;
  6. Diplomë Universitare në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme.


Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 31 Gusht 2021 në adresën humanresources@noa.com.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top