• Lezhe, ofrohet vend pune Supervizore Kasash

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
KidZone shpk pjesë e Grupit BALFIN, është operatori zyrtar franchise i Jumbo që nga viti 2011, duke udhëhequr sektorin me 23 dyqane. Jumbo është një markë shtëpiake për të gjitha demografitë në sajë të cilësisë, çmimeve të arsyeshme dhe gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte duke filluar nga lodrat, kancelaria, artikujt e importuar për kujdesin e bebeve, deri te produktet sezonale, dekori etj.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni i punës: Supervizore Kasash
Departamenti: Retail
Vendndodhja: Jumbo Lezhë, Lezhë

Përmbledhje e Pozicionit:

Supervizori i Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit është përgjegjës për organizimin dhe monitorimin e Kasiereve dhe procesit të punës në Arkat e dyqanit në përputhje të plotë me nevojat dhe pritshmëritë e klientit si dhe standartet dhe vlerat e Grupit. Ai garanton që transaksionet dhe proceset e shitjeve në arkat e dyqanit, si dhe ruajtja dhe lëvizja e vlerave monetare të jenë në përputhje me rregullat ligjore të vendit dhe protokollet e sigurisë së kompanisë të miratuara me procedurë të brendshme. Shërbimi që tejkalon pritshmëritë e klientit nëpërmjet një komunikimi të shkëlqyer është një nga detyrat kryesore të Supervizorit të Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit dhe ekipit të tij.

DETYRAT


  • Bën hapjen e dyqanit në mëngjes sipas procedurës së miratuar të kompanisë
  • Monitoron përditë aktivitetetin e kasiereve dhe operatoreve të kujdesit ndaj klientit.
  • I komunikon kasiereve të gjitha informatat në lidhje me promovime të veçantë dhe artikuj të shitjes.
  • Autorizon dhe siguron vlefshmërinë e shkëmbimit, kthimit të mallit nga konsumatorët, kontrollon autorizimet dhe uljet e çmimeve.
  • Kryen shitjet me faturë në NAV , dhe plotëson faturë tatimore.
  • Kontrollon nëse programi i menaxhimit të stokut dhe programi i shitjeve rakordojnë me printerin fiskal.
  • Monitoron nevojat për të holla që përdoren për kusur në dyqan dhe bën kërkesën për të holla në kohë.
  • Bën numrim kasaforte çdo ditë në mëngjes.
  • Ndihmon në zgjidhjen e problemeve që ndikojnë në efikasitetitin dhe produktivitetin e shërbimit.
  • Mirëmban vetëdije të lartë të të gjitha fushave për mundësi humbjeje apo vjedhjeje dyqani, ambalazhimit falas ose pakujdesise.
  • Siguron që të gjitha transaksionet që ndikojnë në inventarin e dyqanit të përpunohen me saktësi duke audituar raportin e shitjeve.
  • Siguron që kasieret dhe operatorët e shërbimit të klientit të punojnë në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë, të tilla si ruajtja e fondeve dhe pasurisë së kompanise, praktikat e sigurisë, shitjeve dhe mbajtjen e procedurave.
  • Zhvillon, komunikon dhe monitoron pritshmëritë e performancës.
  • Përgatit dhe bën vlerësime periodike të punës.
  • Siguron zhvillim dhe trajnim për punonjësit nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë.
  • Bën mbylljet dhe raportimet e kasave në fund të ditës sipas standarteve të kompanisë.
  • Sigurohet që të ardhurat e akumuluara të ruhen në kasafortë dhe jo jashtë saj duke zbatuar protokollet e miratuara të sigurisë.
  • Bën dorëzimet/derdhjet e të hollave sipas protokolleve të miratuara të sigurisë .
  • Bën mbylljet e dyqanit në kohë.
KËRKESAT:

  • Arsim i mesëm ose i lartë;
  • Të paktën një vit përvoje pune në kasë;
  • Njohja e paketës MS Office;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
AFTËSI:

  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
  • Aftësi drejtuese;
*Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail, para datës 31/10/2023, në adresën tonë elektronike hr@jumbo.al.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

SHËNIM:
Ky përshkrim i punës nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësi mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.
 


Apply
Back
Top