Lezhe, ofrohet vend pune Specialist Sherbim Klienti, Lezhë
- Lezhe
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim Klienti
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Specialist Sherbim Klienti, Lezhë
Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar dhe informuar klientët për të gjitha shërbimet/produktet e kompanisë dhe detyrimin e tyre aktual si dhe proceson aplikimet per produktin e kërkuar. Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për kreditë individë dhe produkte utilitare/pagesa duke identifikuar mundësitë e shitjes dhe duke gjeneruar klientë të rinj.Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Siguron zbatimin e duhur të gjithë politikave dhe procedurave të lidhura me administrimin e kredisë, sistemin e pagesave dhe vecanërisht me disbursimin e kredisë;
- Kryen rol kontrollues në disa hallka të procesit të kredidhënies dhe në procesin e mirëmbajtjes së kredisë;
- Siguron që klientët marrin informacion të plotë dhe cilësor lidhur me llogarinë e tyre të pagesave në NOA, dhe/ose kredinë e tyre dhe me kushtet respektive;
- Përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve për kredi në sistem dhe gjenerimin e kërkesës për Kredinë për Individë që vjen nga telefonatat;
- Siguron që klientët marrin informacion të plotë dhe cilësor lidhur me kredinë e tyre dhe me kushtet respektive;
- Adreson çdo kërkesë të klientit të paraqitur nga stafi i degës duke e orientuar me informacionin e duhur dhe sipas proçedurave në fuqi;
- Jep mbështetje operacionale, këshillon në praktikat më të mira që përputhen me politikat në fuqi dhe adreson çdo shqetësim stafi që ka të bëjë me cilësinë dhe kuptimin e të dhënave;
- Përgjegjës për hedhjen me cilësi të të dhënave në sistemin qendror të kompanisë dhe sistemet e tjera dytësore sipas procedurave dhe proceseve në fuqi. Kontrollon dhe komunikon në kohën e duhur mangësitë në dokumentacion, mos ndjekjet e proceseve të aprovuara të kompanisë, mospërputhjet me politikat në fuqi tek funksionet përkatëse dhe tek Drejtori i Degës;
- Kryen transaksionet e arkave duke dokumentuar cdo veprim me përpikmëri dhe sipas politikave dhe procedurave në fuqi;
- Informon klientët gjatë pagesave për kredinë mbi detyrimet e tyre aktive në sistem për të evituar krijimin e detyrimeve me vonesë për diferenca të vogla;
- Kryen procesin e rikonsilimit të balancës së arkës cdo fund dite/fillim dite dhe raporton në kohë për të gjithë diferencat apo mangësitë përkatëse në dokumentacion;
Kërkesat për pozicionin:
- Preferueshëm 1 vjet eksperiencë në shërbim klienti;
- Aftësi të shkëlqyera bindëse & influencuese;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe procedurat e kredidhënies;
- Aftësi të zhvilluara të manaxhimit të të dhënave; Aftësi të demostruara të manaxhimit me efektivitet të shumë prioriteteve njëherësh;
- Diplomë universitare e preferueshme në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme;
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 04 Shtator 2025 në adresën email humanresources@noafin.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply