• Lezhe, ofrohet vend pune Menaxher/e Dyqani

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
NJOFTIM PUNE

KidZone shpk pjesë e Grupit BALFIN, është operatori zyrtar franchise i Jumbo që nga viti 2011, duke udhëhequr sektorin me 23 dyqane. Jumbo është një markë shtëpiake për të gjitha demografitë në sajë të cilësisë, çmimeve të arsyeshme dhe gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte duke filluar nga lodrat, kancelaria, artikujt e importuar për kujdesin e bebeve, deri te produktet sezonale, dekori etj.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni i punës: Menaxher/e Dyqani
Departamenti: Retail
Vendndodhja: Jumbo Lezhë, Lezhë


Përmbledhje: Menaxher/e Dyqani është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjithë proceseve operacionale dhe vendimarrjen në dyqan. Ai kujdeset për aplikimin korrekt të standarteve të kompanisë, optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit të njësisë që ai drejton, zhvillimin profesional të ekipit të tij dhe prezencën e markës në sytë e klientit duke ofruar një shërbim të shkëlqyer që tejkalon pritshmëritë e klientit. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme të gjithë punët e departamenteve të dyqanit si kasat, magazina, marketi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Kontrollon vazhdimisht pastërtinë e dyqanit gjatë ditës dhe merr masa që dyqani të ketë një paraqitje të mirë përsa i përket pastërtisë dhe higjenës.
  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit në tërësi si të marketit edhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit.
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandiser-it të Jumbos në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes.

  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe lëvizjet e tjera të stokut nga palët e treta.
  • Kontrollon dhe sigurohet që në dyqan çmimet të jenë të sakta dhe të implementuara bazuar në standartet e Jumbo.
  • Kontrollon veprimet monetare të arkës së dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute.
  • Kontrollon veprimet monetare të kasave të dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute.
  • Kontrollon shpenzimet mujore të marketit dhe sigurohet që ato të jenë nën buxhet.
  • Kontrollon transaksionet në arka për shpejtësinë, saktësinë dhe cilësinë e shërbimit
  • Ai/Ajo është përgjegjës për koordinimin e veprimeve në kasë (hapje mbyllje, postime ditore, numërim kasaforte, shpërndarje monedhash) dhe mirëfunksionimin e tyre në mungesë të supervizorit të arkave ose kur e shikon të nevojshme.
  • Raporton te eprori në mënyrë periodike dhe kur i kërkohet.
  • Përpilon dhe përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qëndrore.
  • Merr rol aktiv në procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore.
  • Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese për rezultate të kënaqshme.

KËRKESAT:

  • Arsim i lartë
  • Të paktën dy vite përvoje pune në menaxhim (Retail përbën avantazh)
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel të avancuar

Aftësi të tjera:

  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
  • Aftësi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klientëve shërbim efikas në çdo kohë;
  • Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët;


*Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail, para datës 30/10/2023, në adresën tonë elektronike hr@jumbo.al.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

SHËNIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësi mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.





 


Apply
Back
Top