• KORFUZ –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 8 Mars 🔸 22 Mars 🔸 30 Mars

VIZITOJMË
Këlkyra (Korfuz)
Paleokastrica
Igumenicë
.


KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

MUAJI MARS 2024

Nisje 8 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 119€
Nisje 22 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 119€

PASHKET KATOLIKE 2024

Nisje 30 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 119€

Akomodimi në Hotel 4 Yje në Korfuz për 2 netë
Festë me Muzike DJ në mbrëmjen e ditës së dytë

PROGRAMI I DETAJUAR​

DITA 1: IGUMENICE – KORFUZ

WhatsApp-Image-2021-11-13-at-11.56.06-2-257x300.jpeg

-Nisja në mëngjes herët dhe udhëtojmë për në Igumenicë. Ndalesa të shkurtra rrugës. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Qafë Botës (Sarandë) për të vazhduar më pas drejt Igumenicës nga ku me traget do të lundrojmë për në ishullin e Korfuzit.
Igumenica është një qytet bregdetar në Veri të Greqisë dhe Porti Kryesor i Epirit dhe Thesprotisë dhe një nga portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur Veriun e Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë.
Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz zgjat rreth 1 orë e 45 minuta.
Pas mbërritjes në Korfuz, vizitojmë Fabrikën Koum Kouat, ku do të shikojmë sesi përgatiten pijet dhe reçelërat tradicional në Korfuz. Nisemi më pas drejt Paleokastricës ku do të vizitojmë Manastirin Bizantin.
Kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Darka në restorantin e hotelit



DITA 2: KELKYRA (KORFUZ)
Corfu-Old-Town-1-300x169.jpeg

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisim vizitat në shoqërinë e guidës duke filluar me:
– Kështjella e Vjetër është një kështjellë Veneciane në Korfuz që shtrihet në kepin ku u zhvillua qyteti i vjetër në periudhën bizantine.
– Sheshi Spianada është Monumenti më domethënës i qytetit, thuhet se është sheshi më i madh në Ballkan. Francezët ishin ata që e kthyen Spianadën në një shesh publik.
– Pallati i St. Michael dhe St. George është një pallat, që ka shërbyer në origjinë si residencë e Komisionerit të lartë Britanik të Ishujve Jonianë. Vetëm nga jashtë.
– Listoni elegant pjesë e Spianada është shëtitorja më popullore dhe zemra e jetës dhe kulturës në Korfuz. Nën Harqet e Listonit sot ka kafene dhe restorante fine. Liston është ndërtuar nga Francezët më 1807 sipas shembullit të Rue de Rivoli në Paris.
– Kisha St. Spyridon është një Kishë Ortodokse ndërtuar më 1580. Mban relike të Shenjtorit St Spyridon. Eshtë kisha më famshme në Korfuz me Këmbanoren më të lartë në Ishujt Jonianë.
– Kështjella e Re e Korfuzit luajti një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetit ndaj piratëve dhe armiqve gjatë Mesjetës. E gjithë kështjella është një rrjet i ndërlikuar Galerish dhe Ndarjesh.
– Bashkia e Korfuzit ndodhet në një ndërtesë elegante të stilit Venecian, ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Në fillim ka shërbyer si klub fisnikësh, më pas si Teatër dhe që nga 1903 si Bashki. Vetëm nga jashtë.
Pas vizitave kthimi në hotel.
Darke festive e organizuar me DJ në restorantin e hotelit.


Dita 3: KORFUZ – TIRANE

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisemi drejt Kanonit, vend ku na ofrohet një panoramë fantastike e Ishullit të Pondikonisit.
– Kanoni dhe Ishulli i Miut (Pontikonisi) është spoti më piktoresk i Korfuzit. Lart në kodër ndodhet një top, nga ku mund të shikohet Ishulli Miut dhe Kisha e vogël e Panagia Vlaherna, e lidhur me tokën me një rrugicë të ngushtë.
Rreth orës 12:00 nga porti i Këlkyrës udhëtojme me traget nga Korfuzi për në Igumenicë. Vazhdimi udhëtimit më pas nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës. Pushime të shkurtra gjatë rrugës dhe mbërritja në Tiranë në darkë.

NË ÇMIM PËRFSHIHET​

1. Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2. Akomodimi në 4 Yje në Korfuz për 2 netë
3. Shërbimi mëngjes dhe darkë për 2 netët e qëndrimit në hotel
4. Darka festive me DJ ditën e dytë
5. Guida (shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET​

a) Taksa lokale e ligjit te ri grek 3 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 7 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit.
b) Drekat
c) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
d) Bileta e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë (10€)
.

SHENIME:​

Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 05:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar) (një ditë përpara udhëtimit)
➤ DURRËS: Ora 05:30 nga Plepat (një ditë përpara udhëtimit)
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 40€ më pak nga cmimi i paketës
——————————————————
DOGANA

Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekksursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
 


Contact WhatsApp
Back
Top