• Korce, ofrohet vend pune Operatore

Korce
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Përshkrimi
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajonal, me një gamë të gjerë produktesh cilësore.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më të njohura, duke i sjellë ato çdo ditë në tryezat e familjeve shqiptare.
Qëllimi ynë është të përmbushim në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare dhe inovacionin e vazhdueshëm.
Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri me energji, korrektësi dhe dëshirë për zhvillim profesional.

ROAL FOOD kërkon të punësojë Operatore Faturash ne Korce

Detyrat
  • Përgatitja dhe hedhja e faturave të shitjes në sistem
  • Regjistrimi i porosive dhe dokumentacionit përkatës
  • Verifikimi i saktësisë së të dhënave në fatura (çmime, sasi, kliente)
  • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me departamentin e shitjeve dhe magazinën
  • Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar
  • Raportimi periodik sipas kërkesave të eprorit
  • Respektimi i procedurave të brendshme dhe afateve kohore

Kualifikimet
  • Arsim i Mesëm / i Lartë (Ekonomi, Financë ose fusha të ngjashme përbën avantazh)
  • Njohuri bazë kompjuterike (paketa MS Office, programe faturimi)
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Të jetë korrekt/e, i/e përgjegjshëm/e dhe i/e besueshëm/e
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion

Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi kontaktoni në:
📞 068 602 1526
📧 hr.roalfood@outlook.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top