• Korce, ofrohet vend pune Arkëtar/e, Dega Korce

Korce
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozicioni : Arkëtar, Dega Korçë
Rajoni : Juglindjes
Divizioni: Retail


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë

  • Kryen arkëtime ose pagesa për klientët, në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhërues.
  • Kontrollon dokumentin e arkëtimit për rregullshmërinë në plotesimin e tij me të gjitha kërkesat që përmban.
  • Numëron, kontrollon dhe fasheton mjetet monetare, në përputhje me rregullat e Bankës së Shqipërisë.
  • Kryen veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi (sipas prerjeve) duke patur parasysh:

  • Printimin e ditarit për veprimet e kryera.
  • Përpunimin e vlerave që ka në ngarkim në fund të ditës.
  • Krahasimin e gjendjes fizike me gjendjen kontabël.

  • Dorëzon gjendjen e arkës në tufa të plota, sipas dokumentit të përgatitur për këtë qëllim.
  • Vendos në arkën e dorës vlerat që mbeten në ngarkim të tij dhe kujdeset deri në futjen e tyre në kasafortë.
  • Kryen evidentimin me procesverbal të diferencave eventuale nga kuadrimi i ditës

Kualifikimet e nevojshme


  • Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike apo fusha të ngjashme.
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
  • Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 09 Janar 2022.
 


Apply
Back
Top