• Korce, ofert part time ekspert ne gjuhen angleze

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin e lirë (me kohë të pjesshme 16 ore ne muaj):

EKSPERT TE GJUHES ANGLEZE NË PROJEKTIN ‘ MBESHTETJE PER REFORMAT E MBROJTJES SOCIALE, LOKACIONI KORCE

SOS Fshatrat e Femjeve Shqiperi po implementon ne Bashkine Korçë projektin ‘Mbeshtetje per Reformat e Mbrojtjes Sociale ’. Ne kuader te shërbimeve mbeshtetese per fëmijet jemi të interesuar të kontraktojmë një ekspert te gjuhes angleze për mbështetje Pas Shkollore. Eksperti siguron mbështetje individuale dhe në grup bazuar te plani i nevojave te identifikuara per femijet me veshtiresi ne ecurine akademike, duke vlerësuar dhe ndërhyrë nëpërmjet teknikave bashkëkohore të shërbimit të mesimdhenies dhe mesimnxenies.

Detyrat Kryesore:

  1. Te mbeshtese femijet e grupmoshes 5-16 vjec ne edukimin e tyre ne gjuhen e huaj angleze duke shpjeguar konceptet e veshtira dhe ofruar mbeshtetje per mesimet e tyre ne perditshmeri.
  2. Te identifikoje, vleresoje dhe mbeshtese duke hartuar nje program per gjuhen e huaj per femije bazuar ne nevojat e femijeve ( individual dhe/ose ne grup)
  3. Të përdorë metoda bashkëkohore pune për të krijuar një klime sa më tërheqëse në shërbimin e ofruar.
  4. Merr pjesë në planin e zhvillimit të fëmijës/familjes për fëmijët dhe mbështet bashkëpunëtoret e zhvillimit të fëmijës (punonjësit socialë, psikologun, prindi).
  5. Të monitorojë,vlerësojë dhe raportoje progresin e fëmijës lidhur me ecurine akademike ne gjuhen angleze.
  6. Te mbaje evidenca per sherbimin ofruar sipas rregullave te percaktuara te projektit.
Profili për pozicionin Mesuesit te gjuhes angleze

  • Diplomë universitare në cikel I ulet/9 vjecar per gjuhe te huaj.
  • Minimumi 2-3 vjet eksperiencë në punë si mesues/e e gjuhes angleze.
  • Të zotërojë teknikat mesimdhenies dhe mesimnxenies me femije dhe te rinj.
  • Aftësi komunikuese, për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
  • Aftësia për të përpiluar plane mësimore mbështetëse në mënyrë efikase.
  • Aftësia për të ekzekutuar mësimet me kuptim, në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse.
  • Aftësi kompjuterike për përpilimin e raporteve mujore/tremujore.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve që punon.
  • Sherbimi do te ofrohet nga e hena-premte (4 ore ne jave) pergjate gjithe vitit.
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 18.01.2024 në adresën hr@soskd.org.al një Curriculum Vitae, ofertë financiare ku përcaktohet çmimi për orë shërbimi duke përfshirë të gjitha taksat sipas ligjeve në fuqi dhe një letër interesi. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top