• Kontraktim për Fasilitues per Teambuilding per staf rajonal

Terma Reference


Me objekt: Kontraktim për Fasilitues per Teambuilding per staf rajonal



Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.

Nëpërmjet këtyre Termave të Referencës kërkojmë të kontraktojmë ekspert ose grup ekspertësh të cilët përmbushin kriteret teknike, kanë ofertën më të ulët dhe realizojnë shërbimin brenda kohës së kërkuar. Shërbimi do të konsistojë në Fasilitimin e Teambuilding per staf rajonal (Aneksi A i këtyre Termave të Referencës).



Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 30.04.2024.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
 

Attachments

  • Terms of Reference_Organization and Facilitation of teambuilding.pdf
    312.6 KB · Views: 6


Contact
Back
Top