• Konsulente Shitjeje në Show Room

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicion Vakant – Konsulente Shitjeje në Show Room

Kompania BLobby Home sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e mobilimit, hidrosanitareve dhe pllakave, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kërkon të punësojë një Konsulente Shitjeje në Show Room.

Ky pozicion është i përshtatshëm për persona komunikues dhe të orientuar drejt klientit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në përmirësimin e përvojës së klientëve dhe në rritjen e shitjeve përmes këshillimit profesional dhe prezantimit të produkteve.

Përgjegjësitë kryesore
• Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë në ambientet e show room-it
• Këshillimi profesional i klientëve sipas nevojave dhe preferencave të tyre
• Ndjekja e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në finalizimin e blerjes
• Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve pozitive dhe afatgjata me klientët
• Organizimi dhe mirëmbajtja e ambienteve të ekspozimit për të siguruar një prezantim sa më tërheqës të produkteve
• Bashkëpunimi me ekipin për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientëve

Kualifikimet e kërkuara
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
• Orientim drejt shërbimit ndaj klientit dhe rezultateve
• Aftësi për të punuar në ekip
• Përvojë e mëparshme në shitje përbën avantazh

📍 Vendndodhja: Show Room Lobby Home
🚗 Transport i përfshirë
💰 Page konkuruese + Bonuse Mujore


Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@lobbyhome.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top