Kompani Prodhimi dhe Shperndarje Produktesh Kerkon Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë, Pagesa 85 000 leke bruto, Autostrada Tirane – Durres.
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompani Prodhimi dhe Shperndarje Produktesh Kerkon Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë, Pagesa 85 000 leke bruto, Autostrada Tirane – Durres.
Roli dhe përgjegjësitë:
Zbaton me përpikmëri kompetencat dhe procedurat e duhura lidhur me Ruajtjen dhe Sigurinë në Punë të punonjësve.
Merr pjesë në inspektimet në terren për të identifikuar dhe vlerësuar kushtet që mund të jenë të rrezikshme për punonjësit.
Zbaton ligjet, rregulloret, praktikat dhe procedurat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë në të gjithë kompaninë.
Zhvillon dhe rekomandon programe informative, trajnimi dhe informimi për të promovuar qëllimet e Sigurisë dhe Shëndetit në punë midis punonjësve dhe menaxherëve të kompanisë.
Ndjek certifikimet specifike të punonjësve që lidhen me Ruajtjen dhe Sigurinë në punë si dhe përditësimin e tyre në baza vjetore.
Verifikon çdo rrezik të paparashikuar që mund të evidentohet gjatë fazave të prodhimit dhe propozon masa sigurie.
Asiston Menaxherin e Ruajtjes dhe Sigurisë në Punë per hartimin e programeve parandaluese.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Të ketë përfunduar studimet e larta Universitare në një nga fushat si; Ruajtja & amp; Siguria në Punë, Kimi, Biologji,Shëndeti Publik, Matematikë, Inxhinjeri, Higjenë Industriale.
Minimumi 3 vite eksperiencë në fushën e “Shëndetit dhe Sigurisë në Punë”, preferohet në fushën e industrisë ushqimore.
Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacione komplekse dhe t’i paraqesë ato thjeshtë dhe saktë.
Aftësi të shkëlqyera komunikuese në të shkruar dhe të folur.
Aftësi negociuese dhe aftësi bindëse.
Të jetë i pajisur me disa nga certifikimet në fushën e Ruajtjes & amp; Sigurisë në Punë si p.sh; OHSAS, CSP, CIH, ISO 45001,OHSAS 18001 etj.
Përdorues i mirë i programeve Microsoft Office (sidomos Excel).
Njohuri të mira të gjuhëve Angleze/Italiane.
Adresa: Autostrada Tirane – Durres
Roli dhe përgjegjësitë:







Aftësitë dhe kualifikimet:









Apply WhatsApp