Klimateknika TB2 sh.p.k kerkon Sales Represantive (Profil profil HVAC, Ashensorë)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.
Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit, Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me: Sales Represantive (profil HVAC, Ashensorë)
Sales Represantive CAC (profil HVAC, Ashensorë) është një rol kyç që kërkon një ndërthurje mes njohurive teknike inxhinierike dhe strategjisë së biznesit për të maksimizuar shitjet. Të udhëheqë zgjerimin e portofolit të produkteve në treg përmes identifikimit të mundësive të reja, marketingut teknik dhe ndërtimit të marrëdhënieve solide me kompanitë e ndërtimit apo subjekte të tjera komerciale/ industriale.
Detyrat
- Takimet & Prezantime B2B : Organizimi i takimeve të rregullta me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, drejtues projektesh apo subjekte komerciale industriale për të prezantuar avantazhet teknike dhe ekonomike të produkteve.
- Strategji Shitjeje: Zhvillon dhe ekzekuton strategji shitjeje dhe plane veprimi për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të maksimizuar depërtimin në treg.
- Identifikimi I partneriteteve: Monitorimi dhe identifikimi i objekteve ku mund të integrohen sistemet tona (HVAC dhe ashensorë) dhe identifikimi i mundësive pëe partneritet
- Konsulencë Teknike në Terren: Vizita në subjekte për të kuptuar specifikat e projektit dhe për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme
- Negocimi i Kontratave: Ndjekja e procesit deri në mbylljen e marrëveshjes, duke siguruar që produkti i përzgjedhur është specifikuar saktë në preventivin e ndërtimit.
- Bashkëpunim ndërpartamental:Ndërtimi I marrëdhënieve ndërmjet ekipit të inxhinierëve dhe shitjes
- Rrjetëzimi (Networking):Krijon dhe mirëmban marrëdhënie strategjike me kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe inxhinierë projektues.
- Feedback-u i Tregut: Analizimi dhe raportimi i kërkesave specifike të tregut tek ekipi Teknik.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në fushat Administrim Biznes, Marketing.
- Preferohet minimalisht 2 vite eksperiencë pune ne profile të ngjashme
- Mosha mbi 25 vjeç
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të jëtë i komunikueshëm.
- Të ketë aftësi lidershipi dhe analitike.
Ne ofrojmë :
- Ambient komod dhe motivues.
- Mundësi promovimi brenda kompanisë/grupit.
- Pagat konkurruese në treg.
- CV ne WhatsApp ne numrin e telefonit 0688084154
- CV ne email-in: burimet.njerezore@klimateknika.al
Apply WhatsApp