• Klimateknika kerkon te punesojë Specialist /e Logjistike (Profil inxhinierik) 📍 Rrethrotullimi i TEG

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Inxhinieri
  3. Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
Eksperienca
vetem me eksperience
Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

Kerkon te punesojë Specialist /e Logjistike (Profil inxhinierik)

Detyrat:
-
Sigurimi i rrjedhjes së qetë dhe efikase të mallrave dhe materialeve në të gjithë zinxhirin e furnizimit
-Menaxhimi , zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për të optimizuar procesin

-Planifikimi, koordinimi dhe optimizimi i aktiviteteve të transportit
-Marrja e Ofertës. Negociimi me furnitorin, Përpilimi i kostove, Ndjekja e pagesës,
-Kontroll i dokumentacionit, Përcaktimi i destinacionit të mallit të mbërritur

-Ndjekja e procedurës së zhdoganimit
-Rakordimi me magazinën për gjendjen dhe nevojat që ka kompania
-Përpilimi i raporteve peridodike (javore/mujore/vjetore)


Kualifikimet:
  1. Diplomë Master në Inxhinieri, Ekonomi ose një fushë të ngjashme;
  2. Eksperiencë të paktën 2 vite si specialist logjistike;
  3. Njohuri shumë të mira mbi procese logjistike dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit;
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës anlgleze ( Listening /Reading/ Speaking);
  5. Aftësi të shkëlqyera analitike, menaxheriale dhe komunikimi;
  6. Aftësi të avancura në përdorimin paket Microsoft Office;
  7. Eksperiencë e mëparshme në përdorimin e softuerëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit (e preferueshme ODOO );
  8. Aftësi të mira në planifikim dhe menaxhim të kohës;
  9. Aftësi për të punuar në ekip;
Ofrohet:
  • Ambjent komod & dinamik pune
  • Pagë konkurruese
  • Mundësi promovimi
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: email: burimet.njerezore@klimateknika.al me subjekt “Specialist /e Logjistike” ose kontaktoni në ne WhatsApp ne numrin e telefonit 0688084154.
 


Apply WhatsApp
Back
Top