Klegen Sh.p.k ofron vend pune Specialist i Zhvillimit të Tregut
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 6 Yzberisht | Misto Mame | Qyteti i nxenesve
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania: Klegen Sh.p.k
Vendndodhja: Tiranë
Orari: Full-time
Klegen, një nga kompanitë lider në industrinë e produkteve të bulmetit në Shqipëri,
është në kërkim të një Specialist i Zhvillimit të Tregut energjik dhe i motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në Tiranë.
Detyrat kryesore:
Specialisti i Zhvillimit të Tregut është përgjegjës për identifikimin, kontaktimin dhe aktivizimin e klientëve të rinj për produktet Klegen. Objektivi kryesor është zgjerimi i rrjetit të shitjes me klientë të qëndrueshëm dhe me potencial real për shitje.
- Kërkon në terren pika të reja shitjeje: markete, supermarkete, minimarkete, restorante, hotele, furra buke, pastiçeri dhe biznese të tjera.
- Viziton çdo ditë zonat e përcaktuara nga Menaxheri i Shitjeve.
- Prezanton kompaninë, produktet, çmimet dhe kushtet tregtare.
- Identifikon nevojat e klientit dhe propozon produktet më të përshtatshme.
- Negocion hapjen e bashkëpunimit brenda kushteve të miratuara nga kompania.
- Siguron porosinë e parë dhe ndjek realizimin e furnizimit.
- Monitoron klientin gjatë 60–90 ditëve të para.
- Punon që klienti të kryejë porosi të përsëritura dhe të bëhet klient aktiv.
- Prezanton gamën e plotë të produkteve dhe kërkon vendosjen e sa më shumë artikujve në pikën e shitjes.
- Kontrollon ekspozimin, çmimet dhe disponueshmërinë e produkteve Klegen.
- Mbledh informacion mbi konkurrentët, çmimet, promocionet dhe produktet e reja në treg.
- Regjistron çdo vizitë, kontakt, porosi dhe rezultat në raportin ditor ose në sistemin e kompanisë.
- Koordinon me agjentin e zonës për furnizimin dhe dorëzimin e klientit të aktivizuar.
- Ndjek pagesat e porosive të para dhe respekton kufijtë e kreditit.
- Raporton çdo ankesë ose problematikë te Menaxheri i Shitjeve.
- Përfaqëson kompaninë në mënyrë profesionale dhe ruan marrëdhënie korrekte me klientët.
Çfarë ofrojmë:
• Ambient pune profesional dhe dinamik.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe bonuse mbi performancën.
• Pagë konkuruese.
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në:
info@klegen.com
Për më shumë informacion: +355 67 201 8185
Apply WhatsApp