KIABI TEG, Visual Merchandiser
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Njoftim Punësimi
Unlimited Fashion është partneri ekskluziv i markës franceze KIABI, e njohur për koleksionet e saj të modës stilizuese, gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme, në Evropën Juglindore. Ne përfaqësojmë me krenari këtë markë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. E themeluar në vitin 1978 në Veri të Francës, KIABI revolucionarizoi industrinë e veshjeve të gatshme me konceptin e saj pionier të modës me çmime të ulëta, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse që ndryshoi mënyrën se si vishen familjet.Grupi BALFIN prezantoi markën e njohur globalisht të KIABI-t në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe të qëndrueshme me çmime konkurruese, grupi përmirëson përvojën e blerjes për klientët dhe krijon një destinacion të plotë për modën e familjes.
Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, duke përfshirë bankarizmin, zhvillimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika të forta biznesi, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikimin në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni: Visual Merchandiser
Departmenti: Retail
Lokacioni: Kiabi TEG
Visual Merchandiser eshte pergjegjes per zbatimin e standarteve te ekspozimit te produkteve sipas udhezimeve te kompanise. Ai/Ajo organizon procesin e ekspozimit qe te kemi nje prezantim sa me te mire te dyqaneve ne syrin e klientit duke rritur impaktin e prezantimit ne shitje. Ndjek procesin e stokimit dhe kryen inventarizime periodike te kategorive per te parandaluar mungesen e produketev ne dyqan.
Detyrat dhe Përgjegjesite:
- Implementon dhe mirëmban standardet e visual merchandising të KIABI në të gjitha zonat e dyqanit, duke siguruar një prezantim tërheqës, funksional dhe në përputhje me identitetin e brandit;
- Organizon manekinet, vitrinat, gondolat, ekspozuesit dhe zonat promocionale sipas koleksioneve, sezonalitetit, fushatave komerciale dhe udhëzimeve të KIABI.
- Zbaton me saktësi guidat vizuale, planogramet dhe konceptet komerciale të dërguara nga brandi, duke garantuar konsistencë me standardet ndërkombëtare të KIABI.
- Siguron vendosjen korrekte të çmimeve, etiketave, signage dhe materialeve promocionale, duke garantuar qartësi dhe një eksperiencë të mirë orientimi për klientin.
- Monitoron vazhdimisht standardin vizual të dyqanit dhe ndërhyn menjëherë për korrigjimin e ekspozimeve, riorganizimin e produkteve dhe ruajtjen e një ambienti estetikisht tërheqës dhe komercialisht efektiv.
- Sigurohet që produktet të jenë të ekspozuara në mënyrë optimale, me disponueshmëri të lartë dhe me shfrytëzim efikas të hapësirës, për të mbështetur shitjet dhe eksperiencën e klientit;
- Bashkëpunon me ekipin e magazinës dhe menaxhmentin për implementimin e koleksioneve të reja, ndryshimeve sezonale dhe aktiviteteve promocionale;
- Analizon performancën e kategorive dhe sjelljen e klientëve në dyqan, duke propozuar përmirësime në layout, ekspozim dhe prioritizim produktesh për të rritur performancën komerciale;
- Mbështet ekipin e shitjeve duke garantuar që ambienti i dyqanit të jetë intuitiv, i organizuar dhe i orientuar drejt një eksperience blerjeje të lehtë dhe inspiruese për klientin;
- Mban njohuri të përditësuara mbi produktet, koleksionet, trendet dhe standardet e brandit KIABI, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së dyqanit;
- Bashkëpunon ngushtë me ekipet e brendshme për të siguruar implementim të koordinuar të strategjive vizuale dhe objektivave komerciale;
- Eksperiencë e mëparshme në visual merchandising, retail (në role të ngjashme përbën avantaz);
- Njohuri mbi parimet e visual merchandising dhe prezantimit të produkteve;
- Aftësi për organizimin dhe optimizimin e hapësirës së shitjes;
- Ndjeshmëri estetike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
- Aftësi për të analizuar nevojat e klientëve dhe trendet e shitjes;
- Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe komunikimi me ekipin;
- Fleksibilitet për të punuar në një mjedis dinamik retail;
- Aftesi te shkelqyera komunikuese;
- Metodik dhe i organizuar;
- Ndershmeri dhe integritet;
Procedura e aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në hr@unlimitedfashion.al deri më 06/06/2026
*Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Ekipi i Burimeve Njerëzore.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp