KIABI QTU, Kasier/e
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Njoftim Punësimi
Unlimited Fashion është partneri ekskluziv i markës franceze KIABI, e njohur për koleksionet e saj të modës stilizuese, gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme, në Evropën Juglindore. Ne përfaqësojmë me krenari këtë markë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. E themeluar në vitin 1978 në Veri të Francës, KIABI revolucionarizoi industrinë e veshjeve të gatshme me konceptin e saj pionier të modës me çmime të ulëta, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse që ndryshoi mënyrën se si vishen familjet. Grupi BALFIN prezantoi markën e njohur globalisht të KIABI-t në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe të qëndrueshme me çmime konkurruese, grupi përmirëson përvojën e blerjes për klientët dhe krijon një destinacion të plotë për modën e familjes.
Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, duke përfshirë bankarizmin, zhvillimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika të forta biznesi, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikimin në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni: Kasier/e
Departmenti: Retail
Lokacioni: Kiabi QTU
Kasieri eshte pergjegjes per kryerjen e sakte dhe efikase te transaksioneve te pagesave, ofrimin e nje sherbimi te shkelqyer ndaj klienteve dhe zbatimin e procedurave te arkes, duke kontribuar ne funksionimin e rregullt te dyqanit dhe ne nje eksperience pozitive per klientin.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Kryen me saktësi dhe shpejtësi procesin e arkëtimit (cash, kartë, forma të tjera pagese).
- Verifikon çmimet, zbritjet dhe aplikimin korrekt të promocioneve.
- Lëshon kuponin tatimor dhe siguron korrektësinë e transaksionit.
- Mirëpret klientët në arkë me qëndrim profesional dhe pozitiv.
- Ofron informacion mbi politikat e kthimit, ndërrimit dhe garancive.
- Menaxhon me qetësi situata të thjeshta ankesash, duke referuar rastet komplekse tek Menaxheri I dyqanit ne mungese te tij tek pergjegjesi I turnit.
- Respekton procedurat financiare dhe administrative të kompanisë.
- Siguron saktësinë e gjendjes së arkës gjatë hapjes dhe mbylljes së turnit.
- Kujdeset per sherbimin ndaj klientit ne menyre qe te permbushen te gjitha kerkesat e tij, sugjeron kombinime te ndryshme duke i ofruar klientit më shumë mundesi zgjedhje.
- Kujdeset që çdo klient të jetë i pajisur me kartën Happy dhe në rastet e klientëve të rinj realizon pajisjen me karte duke plotesuar formularin perkates.
- Asiston ne cdo proces pune ne dyqan.
- Në marrjen e turnit të çdo dite pune bën gjendjen e arkës dhe raporton tek drejtuesi i dyqanit për çdo diference apo leke te fallsifikuara ose me probleme.
- Mban përgjegjësi për diferencat ne arke.
- Në fund të ditës së punës (në mbremje) kontrollon llogarinë e parave në PC, kontrollon pagesat me Karte Krediti dhe bën mbylljen e llogarive.
- Merr pjese ne rregullimin e koleksioneve te reja ne dyqan, sigurohet qe produktet te jene te pajisura me alarme, cmime, te hekurosura, te pa demtuara.
- Suporton Manaxherin dhe Visual & Merchandiser per proceset e punes.
- Informon te gjithe klientet per promocionet aktive ne dyqan.
- Pastron dhe rregullon vendin e punes sa here qe merr turnin.
- Perpara fillimit te punes ben zevendesimin e te gjitha materialeve qe mungojne : cantat e paketimeve per shitje, kontoll letrat per POS.
- Ne rast mungese sigurohet per zevendesimin e tyre.
- Kontrollon rezervimet dhe rivendos ne dyqan cdo artikull qe i ka kaluar koha
- Per cdo kthim apo nderrim te produkteve zbaton rregulloren perkatese, ne rastet problematike njofton Menaxherin e njesise.
- Heq me kujdes alarmin nga cdo artikull i blere duke u siguruar qe artikulli te mos demtohet
- Mban pergjegjesi per stokun e dyqanit/inventarin
Kualifikimet:
- Diplomë e Shkollës së Mesme;
- Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë
- Saktësi dhe përgjegjshmëri e lartë financiare.
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt klientit.
- Aftësi për të punuar me ritëm të shpejtë dhe nën presion.
- Integritet dhe respektim i plotë i procedurave.
- Aftësi të forta shitjeje
- I/e orientuar drejt rezultatit dhe i/e motivuar nga shitjet;
- Fokus te shërbimi cilësor ndaj klientit;
- Sjellje pozitive dhe optimiste;
- Vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi bashkëpunimi;
Kushtet e punës: Unlimited Fashion ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në meritë dhe në vlerësimin e performancës.
Procedura e aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në hr@unlimitefashion.al deri më 20/06/2026
*Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Ekipi i Burimeve Njerëzore.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp