• KETRI WEB - Agjent shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Ekspozita | Gjykata
Tipi
  1. remote | smartworking nga shtepia
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Ketri Web, kompani programimi në Tiranë e specializuar në ndërtimin e aplikacioneve web dhe platformave online, kërkon agjent shitjesh. Kandidati ideal ka eksperienca të mëparshme në këtë rol dhe ka njohuri të bollshme në fushën e teknologjisë e programimit, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme lidhur me:


Detyrat:
-Njeh dhe prezanton në mënyrë të saktë dhe profesionale shërbimet e kompanisë
-Përfaqëson kompaninë në mënyrë të denjë
-Identifikon klientë potencialë në Shqipëri, që janë në kërkim të shërbimeve tona
-Organizon takime me klientët për të përcaktuar nevojat e tyre specifike
-Përshtat ofertën e shërbimeve në bazë të specifikave të klientëve
-Arrin objektivat e shitjeve


Aftësitë:
-Ka njohuri të mira mbi shitjet, marketingun dhe web dizajnin
-Ka aftësi për të kuptuar qëllimet dhe nevojat e klientëve
-Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur e të shkruar
-Kupton mirë tregun e veprimtarisë së kompanisë
-Është entuziast dhe i apasionuar pas shitjeve
-Është i/e vetë-motivuar dhe i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur
-Ka njohuri të përgjithshme kompjuterike dhe interneti
-Flet rrjedhshëm gjuhën angleze


Personat të cilët kanë kryer studimet për biznes, marketing, komunikim apo degë të ngjashme, përbëjnë avantazh. Kandidatët mund të punojnë nga kudo dhe janë të lirë të vendosin vetë se kur dhe sa orë do të punojnë. Pagesa llogaritet në bazë të komisionit mbi shitjet, e cila shkon deri në 40%.


Të interesuarit të dërgojnë CV dhe letër motivimi në adresën: hello@ketri.al
 


Apply
Back
Top