Kerkojme te punesojme Menaxher Produkti (Sisteme Sigurie & Automatizimi)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Po kerkojme : Menaxher produkti
Një kompani lider në tregun shqiptar, e specializuar në distribucionin e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe zgjidhjeve teknologjike, është në kërkim të një Menaxheri Produkti për kategorinë e sistemeve.
Kategoritë e produkteve që do të menaxhojë:
✔ Sisteme Zjarri (Fire Detection & Alarm)
✔ Sisteme Audio & Evakuimi
✔ Sisteme CCTV dhe Video Survejimi
✔ Home & Building Automation
Përgjegjësitë Kryesore:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i kategorisë së produkteve.
- Analizimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave të industrisë.
- Përcaktimi i strategjive të çmimeve dhe aktiviteteve promocionale.
- Menaxhimi i stokut dhe planifikimi i porosive.
- Negocimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët.
- Identifikimi i furnitorëve të rinj dhe mundësive për zgjerimin e portofolit.
- Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipet e shitjeve dhe marketingut.
- Hartimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe fitueshmërisë së kategorisë.
Kërkesat:
✔ Diplomë universitare (preferohet Inxhinieri Elektrike ose profil i ngjashëm teknik)✔ Minimumi 5 vite eksperiencë në shitje, menaxhim produkti ose zhvillim biznesi
✔ Njohuri shumë të mira në Microsoft Office
✔ Njohuri të gjuhës angleze
✔ Aftësi të forta negocimi dhe komunikimi
✔ Mendësi analitike dhe orientim drejt rezultateve
Do te konsiderohen :
- Eksperienca me sisteme sigurie, CCTV, sisteme zjarri ose automatizim ndërtesash.
- Eksperienca në menaxhimin e furnitorëve dhe kategorive teknike.
- Njohuri mbi tregun e materialeve elektrike dhe produkteve elektronike.