Kerkojme Drejtor Kantieri - Palase
- Dhermi - Palase
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore, e cila operon prej vitesh në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve rezidenciale dhe turistike, jemi në kërkim të një Drejtori Kantieri me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve të zbatimit të projektit në terren.
• E Hënë – E Premte: 07:30 – 16:00
• Pushim dreke: 30 minuta
• E Shtunë: Pushim i alternuar
• E Diel: Pushim
🏖 Leja Vjetore:
• 24 ditë kalendarike sipas Kodit të Punës
• 2 javë gjatë sezonit veror
• 2 javë gjatë sezonit dimëror
• Kërkesat për leje paraqiten 30 ditë përpara dhe miratohen nga eprori përkatës
• Menaxhon dhe koordinon të gjitha aktivitetet e projektit në kantier, duke garantuar realizimin e punimeve sipas afateve, cilësisë dhe buxhetit të përcaktuar.
• Harton, ndjek dhe kontrollon planin e punimeve në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe ekipin teknik.
• Organizon dhe mbikëqyr ekipet e punës, nënkontraktorët dhe furnitorët e përfshirë në projekt.
• Siguron zbatimin korrekt të projektit teknik, specifikimeve dhe standardeve të ndërtimit.
• Kontrollon cilësinë e punimeve dhe zbatimin e procedurave të sigurisë në punë.
• Monitoron kostot e projektit dhe propozon masa për optimizimin e tyre.
• Ndjek ecurinë e furnizimeve, materialeve dhe pajisjeve të nevojshme për realizimin e projektit.
• Përgatit raporte periodike mbi progresin e punimeve dhe i raporton menaxhmentit.
• Koordinon komunikimin ndërmjet projektuesve, supervizorëve, konsulentëve dhe palëve të tjera të përfshira në projekt.
• Menaxhon dokumentacionin teknik, administrativ dhe kontraktual të projektit.
• Siguron respektimin e afateve kontraktuale dhe procedurave të kompanisë.
• Identifikon problematikat në terren dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për zgjidhjen e tyre.
• Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi.
• Minimumi 7 vite eksperiencë profesionale në sektorin e ndërtimit.
• Eksperiencë e provuar në menaxhimin e kantiereve dhe projekteve të ndërtimit.
• Aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe koordinuese.
• Njohuri shumë të mira të AutoCAD, Microsoft Excel, MS Project dhe programeve të tjera teknike.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Eksperienca me kontrata FIDIC përbën avantazh.
• Aftësi të mira në menaxhimin e ekipeve, negocim dhe zgjidhje problemesh.
• Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
• Orientim drejt rezultateve dhe respektimit të afateve.
• Punësim në një nga kompanitë më të konsoliduara të ndërtimit në Shqipëri.
• Angazhim në projekte prestigjioze rezidenciale dhe turistike me standarde europiane.
• Paketë pagese konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe profilin profesional.
• Akomodim i siguruar nga kompania.
• Transport i organizuar dhe i mbuluar nga kompania.
• Dy vakte të përfshira gjatë ditës së punës.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
• Ambient profesional, bashkëpunues dhe i strukturuar pune.
• Bashkëpunim me profesionistë dhe ekipe me eksperiencë në sektor.
• Stabilitet profesional dhe mundësi bashkëpunimi afatgjatë.
• Fokus të lartë në sigurinë dhe mirëqenien e stafit.
Apply WhatsApp