• kerkohet Specialiste e Burimeve Njerëzore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Juridik | Drejtesi
  4. Menaxhim Biznesi
  5. Sociologji | Psikologji
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje Specialist i Burimeve Njerezore.


Detyrat​

  • Identifikon nevojat për rekrutim në kompani dhe harton përshkrimet e pozicioneve të punës sipas strukturës së kompanisë.
  • Publikon njoftimet e pozicioneve të vendeve vakante në portalet e punësimit online.
  • Planifikon intervistat me kandidatët dhe koordinon proçesin e intervistimit me panelin intervistues.
  • Komunikon me punonjësit për dokumentacionin që duhet për dosjen e tyre personale në kompani.
  • Plotëson dosjet e punonjësve sipas formateve të kompanisë, duke përditësuar databazën e dokumentave.
  • Administron të gjitha kontratat individuale të punës për punëmarrësit e punësuar.
  • Zbaton procedurën ligjore për përgatitjen e dokumentacionit për punonjesit e huaj.
  • Raporton te Drejtor i Burimeve Njerëzore.
  • Plotëson rregjistrat themeltar te punonjesit me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji.
  • Krijon databazat e vakansive per secilin departament/sektor.
  • Administron bazën e të dhënave të punonjësve fizikisht dhe elektronikisht sipas sistemit.
  • Dikton nevojat e personelit për t'u trajnuar, kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht, në të mirë të pozicionit të tyre të punës.
  • Përpilon "Programin e kualifikimit personal "për secilin nga punonjësit e shoqërisë.
  • Identifikon kurset profesionale lidhur me pozicionet e punës dhe siguron pjesëmarrjen e tyre, bazuar në buxhetin e përfituar.
  • Organizon punën në raste panaire, konferenca apo pjesmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit.
  • Eshte pergjegjese per ndjekjen e programit te internshipit ne kompani.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Drejtësi, ose në Shkencat Sociale dhe Shoqërore/shkencat Ekonomike etj.
  • Të ketë 2 vite eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
  • Të zotërojë shumë mirë anglishten në të folur dhe të shkruar.
  • Të ketë etikë në komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Të ketë aftesi të mira rekrutimi.
  • Të zotërojë shumë mirë përdorimin e rrjeteve sociale.
  • Eksperiencë të mëparshme në përgatitjen e dokumentacionit për punonjësit e huaj perben avantazh.

Shënime​

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses tone te emailit: hr@agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top