• Kerkohet Specialist Marangoz, Ndihmes Marangoz, Fillestar Marangoz

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marangoz | Mobilje | Punime druri
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
  3. frengjisht
  4. spanjisht
  5. portugalisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Njoftim për Punësim nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e ICONIC HOME.

ICONIC HOME, një ndrmarreje lider në fushën e punimeve në dru dhe marangozisë për sa i përket cilësisë, shpall hapjen e tre pozicioneve të punës për t'u bashkuar me ekipin tonë në zhvillim. Jemi në kërkim të individëve të apasionuar dhe të përkushtuar për artin e punimeve në dru, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në krijimin e veprave të jashtëzakonshme dhe të personalizuara për klientët tanë.

1. Specialist i Punimeve në Dru
  • Paga: 170,000 ALL/muaj
  • Kërkesat: Të ketë përvojë të konsiderueshme në fushën e punimeve të komplikuara në dru, njohuri të thelluara teknike dhe aftësi për të menaxhuar projekte të ndryshme simultanisht, gjithashtu duhet të kuptojë projekte komplekse arkitektonike pa shpjegime dhe të punojë me të gjitha materialet e përdorura për arredim.
2. Marangoz
  • Paga: 130,000 ALL/muaj
  • Kërkesat: Të ketë pervoje të mjaftueshme në marangozi, me aftësi të mira manuale dhe njohuri bazike të punimeve në dru dhe derivatet e tij. Si dhe të jetë i aftë të prodhojë dhe të bëj montimin e dyerve të ndryshme.
3. Nxënës Marangoz
  • Paga: 70,000 ALL/muaj
  • Kërkesat: Pa kërkesa për përvoje paraprake. Ky pozicion është ideal për ata që janë në fillimet e karrierës së tyre dhe dëshirojnë të mësojnë zanatin e marangozisë.
Orari i Punës: E Hënë deri E Shtunë, nga ora 8:00 deri në 16:30. Me orë shtesë vetëm në raste kur ka arredime nëpër qendra tregtare dhe objekte biznesi. Koha e drekës është nga 12:00 deri në 12:30.

Pushimet Zyrtare: Të gjitha pushimet zyrtare janë pushime për kompaninë.

Pushimi Vjetor: 21 ditë (3 javë), të cilat duhet të merren ndaras dhe me njoftim një muaj përpara.

Udhetime Zyrtare: Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të udhëtojnë për punë në vende të ndryshme të Europës,
me një pagesë prej 150 euro/ditë pune dhe të gjitha shpenzimet e përfshira nga kompania.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne e tyre dhe një letër motivimi në adresën e email-it të mëposhtëm, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë. Ne mirëpresim anëtarët e rinj në ekipin tonë dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen e ICONIC HOME.

Dërgoni aplikimet tuaja në: iconic.home.eu@gmail.com
Nr. Telefoni: 0693196242

Faleminderit për interesin tuaj në ICONIC HOME.
 


Apply WhatsApp
Back
Top