• Kerkohet Specialist/e e Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Juridik | Drejtesi
  3. Menaxhim Biznesi
  4. Sociologji | Psikologji
Gjuha
  1. anglisht
Agikons sh.p.k. eshte nje kompani ndertimi me mbi 30 vite eksperience ne treg, e vleresuar nderkombetarisht per cilesine e larte te ndertimit. Pika me e forte e kompanise eshte stafi yne, ndaj kujdesemi te krijojme nje ambient mikprites, profesional dhe motivues, ku cdo punonjes vleresohet per kontributin dhe rezultatet e tij.

Ne kuader te zhvillimit te kompanise, Agikons sh.p.k. kerkon te punesoje Specialist/e te Burimeve Njerezore.

Detyrat
  • Administron dhe perditeson dosjet fizike dhe elektronike te punonjesve sipas procedurave te kompanise.
  • Pergatit, administron dhe arkivon kontratat individuale te punes dhe dokumentacionin perkates.
  • Ndjek procedurat ligjore dhe administrative per punesimin e punonjesve vendas dhe te huaj.
  • Pergatit dokumentacionin e nevojshem per punonjesit e huaj ne bashkepunim me institucionet dhe agjencite perkatese.
  • Perditeson databazen e punonjesve dhe siguron saktesine e te dhenave.
  • Ploteson dhe administron regjistrat e punonjesve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
  • Ndjek ndryshimet e statusit te punonjesve (emerime, levizje, ndryshime kontratash, largime etj.) dhe pergatit dokumentacionin perkates.
  • Siguron administrimin korrekt te dokumentacionit sipas kerkesave ligjore dhe procedurave te kompanise.
  • Mbeshtet proceset e vleresimit, trajnimit dhe zhvillimit profesional nga ana administrative.
  • Bashkepunon me departamentet e tjera per ceshtje administrative qe lidhen me personelin.
  • Raporton tek Drejtori i Burimeve Njerezore.
Kualifikimet
  • Te kete perfunduar arsimin e larte ne Drejtesi, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike ose fusha te ngjashme.
  • Te kete minimumi 2 vite eksperience ne administrimin e Burimeve Njerezore.
  • Te njohe legjislacionin e punes dhe procedurat administrative te personelit.
  • Te zoteroje shume mire gjuhen angleze, ne te folur dhe ne te shkruar.
  • Te kete aftesi shume te mira organizative dhe vemendje ndaj detajeve.
  • Te zoteroje shume mire paketen Microsoft Office.
  • Eksperience ne administrimin e dokumentacionit per punonjesit e huaj perben avantazh.
  • Te kete etike profesionale, konfidencialitet dhe aftesi shume te mira komunikimi.
Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com.
 


Apply WhatsApp
Back
Top