• kerkohet MENAXHER TERRENI NE KOSOVE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një MENAXHER TERRENI NE KOSOVE.

Kërkojmë një kandidat dinamik dhe të motivuar për zhvillimin e tregut dhe rritjen e shitjeve në Kosovë. Pozicioni përfshin identifikimin e klientëve të rinj, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues, prezantimin e produkteve, përgatitjen e ofertave dhe ndjekjen e procesit të shitjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët potencialë dhe ekzistues
  • Prezantimi dhe këshillimi mbi produktet e kompanisë.
  • Takime të rregullta me klientë
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët.
  • Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja shitjeje.
  • Arritja e objektivave të shitjeve dhe raportimi periodik.
Kualifikimet:

-
Diplomë Universitare .
- Minimum 3 vjet përvojë në fushën e shitjeve ne terren në industrinë e ndërtimit,
si materiale ndërtimi, pllaka qeramike, pajisje hidrosanitare, përfaqësim markash
ose rrjete distribucioni; njohje shumë e mirë e tregut lokal; aftësi të mira komunikimi,
negocimi dhe mendim strategjik.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe mendimi strategjik.
- Kandidati duhet të përmbushë njërin nga opsionet e mëposhtme:
Shtetas dhe banues në Shqipëri, i gatshëm të udhëtojë në Kosove rreth 3 ditë në javë;
ose Shtetas i Kosovës.
- Te kete leje drejtimi automjeti.

Kushtet e ofruara:

-
Kontratë pune me afat të pacaktuar.
- Periudhë prove 3-mujore dhe vlerësim performance.
- Pagë konkurruese.
- Bonus mujor mbi xhiron direkte.
- Ditët e punës nga e hëna në të premte.
- Mbulim i plotë i kostove të transportit dhe akomodimit për udhëtimet e punës .
- Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.

Mund të aplikoni duke :
  1. Dërguar CV në adresën hr@dekoll.al
  2. Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0694058797
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top