• KERKOHET MENAXHER RESTORANTI-BURGER KING TIRANE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
BURGER KING® është themeluar në vitin 1954, dhe është zinxhiri i dytë më i madh i hamburgerëve në botë, i njohur ndryshe dhe si HOME OF THE WHOPPER®, angazhimi ynë për përbërësit premium, recetat ekskluzive dhe ofrimi i ambienteve miqësore dhe familjare është ajo çka e ka bërë markën tonë të suksesshme për më shumë se 50 vjet.

BURGER KING® operon me 19,247 restorante, në rreth 100 shtete të botës. Në Shqipëri operon prej 1 qershorit të vitit 2019.

Burger King po rekruton për pozicionin Menaxher Restoranti në Tiranë.

Detyrat;

-Menaxhon dhe drejton stafin menaxherial dhe anëtarët e ekipit për të arritur një shërbim të shpejtë tek klienti;

-Mbikëqyr dhe trajnon anëtarët e ekipit mbi proçeset dhe politikat e punës, produktet e restorantit etj;

-Përgjegjës për inventarin e restorantit;

-Përgjegjës për ndjekjen e proçedurave të sigurisë brenda restorantit;

Kërkesat;

-2-4 vite eksperiencë të ngjashme në restorante;
-Aftësi shumë të mira komunikimi;
-Aftësi për të trajnuar dhe udhëhequr stafin;
-Aftësi në zgjidhjen e problemeve;
-Njohuri të mira të gjuhës angleze;
-Disponueshmëri për të punuar me turne;

Ofrojmë;

-Kushte të mira pune;
-Pagesë e kënaqshme;
-Mundësi zhvillimi në karrierë;
-2 ditë pushimi në javë;

Fillo karrierën tënde në BURGER KING!

Dërgoni CV në adresën e emailit:
hr@burgerking.al ose në numrin e kontaktit 069 70 50 981.
Informacioni personal që do të plotësoni përmes aplikimit tuaj do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë specifike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për mbrojtjen e informacionit personal".
 


Apply WhatsApp
Back
Top