kerkohet Asistent/e Marketingu
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Asistent/e Marketingu profili Turizëm.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Asistent/e Marketingu profili Turizëm.
Detyrat
- Mbështetja në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të marketingut në përputhje me objektivat e produkteve të kompanisë.
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së mediave sociale, duke përfshirë postime, fotografi dhe video për të rritur prezencën tonë në rrjete sociale.
- Përgatitja dhe koordinimi i materialeve të marketingut, përfshirë broshura, katalogë, fletëpalosje dhe materiale promovuese të tjera.
- Monitorimi i performancës së fushatave të marketingut dhe raportimi i rezultateve për ekipin drejtues.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të krijuar materiale të cilat përmbajnë mesazhin dhe identitetin e markës.
- Mbështetja e organizimit dhe menaxhimit të aktiviteteve promovuese dhe eventeve të ndryshme.
- Ndjekja e tendencave të industrisë së mediave sociale dhe përdorimi i tyre për të përmirësuar strategjitë tona.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të siguruar që përmbajtja dhe aktiviteti në mediave sociale të përputhet me qëllimet e përgjithshme të markës.
- Ndjekja dhe përditësimi i materialeve të nevojshme në WEBs të kompanisë, me asistimin e menaxherit të marketingut.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e marketingut, komunikimit, ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të shkruar dhe të folur shqip.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të shkruar dhe të folur anglisht.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi organizative të mira.
- Aftësi për të punuar efektivisht në një ekip dhe për të menaxhuar shumë detyra në një kohë.
- Njohuri bazë e platformave të mediave sociale dhe mjeteve të analizës së tyre (p.sh. rrjetet sociale si Meta Business, TikTok, LinkedIn, Youtube, dhe Insights Meta Business, Google Analytics).
- Njohuri bazë e platformave të programeve design si Canva për publikimet në mediat sociale.
- Përvojë pune në fushën e marketingut min një vit është një avantazh.
Shënime
Nëse jeni një individ energjik, kreativ dhe me pasion për marketingun, jeni i ftuar të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dnë adresën tonë të emailit hr@agikons.com për të qenë në shqyrtim për këtë mundësi të shkëlqyeshme punësimi.Apply WhatsApp