• Kerkohen Punonjës Transporti Montimi – Mobileri

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
  2. Shofer

HR Studio kerkon punonjës Transporti & Montimi – Mobileri


Qëllimi i Pozicionit


Punonjësi i transportit dhe montimit është përgjegjës për shpërndarjen e produkteve të mobilerisë tek klientët, montimin dhe çmontimin profesional të tyre,
si dhe garantimin e një shërbimi korrekt dhe cilësor që përfaqëson standardet e kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Transporti dhe shpërndarja e mobilieve sipas porosive dhe itinerarit të përcaktuar.
  • Ngarkim–shkarkimi i produkteve me kujdes dhe përgjegjësi.
  • Montimi dhe çmontimi i mobilieve në ambientet e klientëve sipas udhëzimeve teknike.
  • Kontrolli i produkteve para dorëzimit për të garantuar cilësi dhe integritet.
  • Komunikim korrekt dhe profesional me klientët gjatë procesit të dorëzimit.
  • Bashkëpunim me ekipin e magazinës dhe showroom-it për përgatitjen e porosive.
  • Mirëmbajtja e mjeteve të punës dhe respektimi i standardeve të sigurisë.
  • Raportimi i çdo problematike teknike apo dëmtimi tek përgjegjësi përkatës.

Kërkesat për Kandidatët

  • Eksperiencë e mëparshme nese ka.
  • Aftësi praktike për montim dhe përdorim të veglave bazë të punës.
  • Gjendje e mirë fizike dhe gatishmëri për punë në terren.
  • Aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi korrekt me klientët.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Patentë drejtimi kategoria B (preferohet).
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top