• Kasiere - Women's Secret - Green Coast

Përshkrimi​

Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

Pozicioni: Kasier/e
Njesia: Women Secret - Green Coast
Vendndodhja: Rr. Green Goast, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:
Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në dyqanin e ri të Women's Secret në resortin e Green Coast, Palasë. Mban përgjegjësi të plotë për mbylljen e shitjeve gjatë turnit që ushtron detyrën, mban përgjegjësi për xhiron ditore sipas procedurës në fuqi dhe gjithashtu përgjegjësi për çdo diferencë që rezulton në arkën e dyqanit. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.

Detyrat​

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
  • Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania për shitjet e produkteve;
  • Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksioneve të reja;
  • Kontrollon artikujt çdo ditë dhe bën zëvëndësimin e masave të tyre;
  • Suporton në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të Brandit;
  • Kontrollon rezervimet dhe rivendos në dyqan çdo artikull që i ka kaluar koha;
  • Çdo kthim dhe rihyrje duhet të konsultohet me përgjegjësin;
  • Kujdeset që gjatë proçesit të shitjes mos të mbeten sinjalet nëpër artikuj;
  • Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit/inventarin;
  • Kujdeset që çdo klient të jetë i pajisur me kartën Happy dhe në rastet e klientëve të rinj i pajis me kartën Happy, plotëson furmularin përkatës, i cili dorëzohet fizikisht pranë On Solution;
  • Në marrjen e turnit të çdo ditë pune bën gjendjen e arkës dhe raporton tek drejtuesi i dyqanit për çdo diferencë;
  • Mban përgjegjësi për depozitimin e xhiros ditore sipas procedurës në fuqi;
  • Në fund të ditës së punës kontrollon llogarinë e parave në PC, kontrollon pagesat me Kartë Krediti dhe bën mbylljen e llogarive;
  • Raporton në kohë në departamentin e CBO-s dhe të Financës për mos depozitimin e cash-it sipas proçedures së kasës;

Kualifikimet​

Kualifikimet​

  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të jetë i vëmendshëm dhe shumë i saktë;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Njohuri shkruese dhe verbale të gjuhës angleze përbëjnë avantazh;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office ;

Shënime​

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 05.03.2024 në adresën; hr@fashiongroup.al
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kontakt: hr@fashiongroup.al

Cel. : hr@fashiongroup.al
 


Apply
Back
Top