• Kasiere, Neptun TEG

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni:
Kasiere
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun TEG
Qëllimi i Pozicionit: Një kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të punës të saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:
  • Kryen shitjet dhe regjisrimin e shitjeve në sistemin LOGI POS të Dyqanit përkates sipas udhëzimeve të parapërcaktuara duke kryer procesin e duhur, zgjedh klientin e duhur ku duhet të faturohet shitja, kodin e Këshilluesit të Klientit dhe mënyren e pagesës në përfundim të veprimit;
  • Eshtë përgjegjës për numërimin e saktë të CASH-it të dhënë nga Klienti dhe identifikimin e banknotave jo të sakta (kartmonedha fallco) si dhe duhet të jetë korrekt në kthimin e restos me klientët;
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët;
  • Skanimi dhe kontrolli i cdo produkti që kalon në kasë;
  • Komunikimi i cmimit tek klienti;
  • Printimi i kuponit apo faturës tatimore;
  • Mbyllja e kasës në fund të turnit dhe dorëzimi i parave tek Financieri i dyqanit;
  • Informimi i Financës në rast problemesh me produktet dhe cmimet e tyre;
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjën e sektorit të tij/saj;
Kërkesat:

✔️ Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
✔️ I aftë për të menaxhuar Cash-in;
✔️ I aftë për të punuar nën presion;
✔️ Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

NEPTUN ju ofron:

- Trajnim i vazhdueshëm
- Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [B]hr@neptun.al[/B].

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top