• Kasier/e

Njoftim punësimi

Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Kasier/e

Departmenti: Retail

Vendodhja: TEG, Tiranë


Pozicioni i punës Kasiere ka përgjegjësi për menaxhimin e përditshëm të punës të saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen shitjet dhe regjisrimin e shitjeve në sistemin LOGI POS të Dyqanit përkates sipas udhëzimeve të parapërcaktuara duke kryer procesin e duhur, zgjedh klientin e duhur ku duhet të faturohet shitja, kodin e Këshilluesit të Klientit dhe mënyren e pagesës në përfundim të veprimit.
  • Eshtë përgjegjës për numërimin e saktë të CASH-it të dhënë nga Klienti dhe identifikimin e banknotave jo të sakta (kartmonedha fallco) si dhe duhet të jetë korrekt në kthimin e restos me klientët.
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët.
  • Skanimi dhe kontrolli i cdo produkti që kalon në kasë.
  • Komunikimi i cmimit tek klienti.
  • Printimi i kuponit apo faturës tatimore;.
  • Mbyllja e kasës në fund të turnit dhe dorëzimi i parave tek Financieri i dyqanit.
  • Informimi i Financës në rast problemesh me produktet dhe cmimet e tyre.
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjën e sektorit të tij/saj.
Kualifikimet:
  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh).
  • I/e aftë për të menaxhuar Cash-in.
  • I/e aftë për të punuar nën presion.
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 20/02/2024 në adresën [B]hr@neptun.al[/B] ose në numrin e kontaktit +355689000089.

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top