• Kasier/e ish Parku

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Square 21 | Parku | Globe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 91 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Kasier/e ish Parku
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë;
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
- Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
- Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë;
- Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit;
- Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
- Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit;
- Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi:Arsim i mesëm ose i lartë.
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme.

c.Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.

d. Aftesi të tjera:
- Aftësi për te punuar në skuadër;
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top