• Këshillues Klienti (M), Neptun Elbasan

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
  2. Shites/e | Kasier/e

Përshkrimi​


Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Këshillues Klienti, Neptun Elbasan

Departmenti: Retail

Vendodhja: Elbasan

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Detyrat
  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë;
  • Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
  • Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
  • Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
  • Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve.

Kualifikimet
  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
  • I sjellshëm dhe me vetëbesim;
  • I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
  • Te jete kreativ
Shënime:

Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al ose në numrin e kontaktit +355689000089

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top