• Kërkojmë Intern (3 Muaj) – SQL Server & Zhvillim Aplikacionesh

Tirane
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. Inxh. Telekomunikacioni
  3. Web design
  4. Web developer

📢 Kërkojmë Intern (3 Muaj) – SQL Server & Zhvillim Aplikacionesh​

Je i diplomuar ose sapo ke përfunduar studimet dhe dëshiron të fitosh eksperiencë praktike në zhvillimin e programeve?

Ne ofrojmë një program internship 3-mujor, ku do të kesh mundësinë të punosh në projekte reale dhe të zhvillosh aftësitë e tua në:

✅ SQL Server (krijimi dhe mirëmbajtja e databazave, query dhe stored procedures)
✅ Testimin e aplikacioneve dhe identifikimin e problematikave
✅ Zhvillimin dhe përmirësimin e aplikacioneve
✅ Organizimin dhe sistemimin e dokumentacionit dhe materialeve teknike
✅ Bashkëpunimin me ekipin për implementimin e zgjidhjeve të reja

Kërkesat:​

  • Të ketë përfunduar studimet në një nga degët:
    • Inxhinieri Informatike
    • Inxhinieri Telekomunikacioni
    • Inxhinieri Elektronike
  • Njohuri bazë në SQL Server.
  • Njohuri bazë në programim (C#, .NET, Java ose teknologji të ngjashme përbëjnë avantazh).
  • Aftësi për të mësuar shpejt dhe për të punuar në ekip.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për zhvillim profesional.

Çfarë ofrojmë:​

  • Punë praktike në projekte reale.
  • Mentorim dhe mbështetje gjatë gjithë periudhës së internship-it.
  • Zhvillim profesional në databaza dhe zhvillim software.
  • Mundësi për vazhdimin e bashkëpunimit pas përfundimit të internship-it, bazuar në performancë.
📍 Kohëzgjatja: 3 muaj

📩 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre ose një prezantim të shkurtër. Presim me kënaqësi aplikimin tuaj!
albaniatoptalent@gmail.com
 


Apply
Back
Top