• Kërkohet Specialist IT Auditor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist IT Auditor

Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës: Specialist IT Auditor
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë

Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Specialit IT Auditor për institucion financiar jobankar. Qëllimi i këtij pozicioni është vlerësimi dhe auditimi i proceseve të IT në përputhje me strukturat rregullatore dhe standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë).
  • Të ketë eksperiencë punë mbi 5 vjet në fushën e Informatikës ose Informatikë- Ekonomike.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012, LINUX, etj.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj.
  • Të ketë njohuri të mira në gjuhët e programimit.
  • Të ketë njohuri të mira në SQL server / Oracle.
  • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet dhe drejton ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.
  • Asiston në hartimin e raporteve periodike të auditimit.
Edukimi:

  • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Teknologji Informacioni/Informatikë/Informatikë Ekonomike” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:

  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I organizuar, i përgjegjshëm.
  • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.
Përfitimet:

  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë në nivel konkurues me tregun.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 31 dhjetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top