• Kërkohet "Pompist"

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj ne departamentin e transportit në pozicionin: "Pompist"

Kriteret:

  • Patentë kategoria C
  • Certifikatë e aftësisë profesionale CAP
  • Kartë tahografi
  • Dëshmi e aftësisë profesionale (automakinist)
  • Eksperiencë në punë
  • Fleksibilitet në orar
  • Aftësi për të bashkëpunuar me punëtorë ndihmës
Detyrat kryesore:
  • Drejtimi dhe operimi i pompës së betonit në kantier
  • Vendosja dhe kontrolli i tubave të pompës
  • Bashkëpunimi me ekipin në kantier për realizimin e punës
  • Kontrolli i gjendjes teknike të mjetit para dhe pas punës
  • Mirëmbajtja dhe pastrimi i pompës pas përdorimit
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë
Përfitimet:

• Paga konkurruese në treg
• Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme
• Ambient pune serioz dhe mbështetës
• Mundësi rritje profesionale
• Mundësi promovimi brenda grupit


Shënime​

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Tel.: 067 206 4428

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top