Kërkohet "Manovrator sonde"
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shofer | Manovrator | Vinc | Fadrom | Eskavator
Përshkrimi
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po zgjeron stafin e saj ne departamentin e transportit në pozicionin: "Manovrator sonde"
Kriteret:
- Të disponojë dëshmi aftësie profesionale për eskavatorist / sondist
- Të ketë eksperiencë pune në operimin e sondave
- Të tregojë fleksibilitet në orar
- Të ketë aftësi për të bashkëpunuar me punëtorët ndihmës
- Operimi i sondave dhe mjeteve të lidhura në përputhje me rregullat e sigurisë
- Koordinimi me punëtorët ndihmës gjatë procesit të sondimit
- Kujdesi dhe mirëmbajtja bazë e pajisjeve
• Paga konkurruese në treg
• Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme
• Ambient pune serioz dhe mbështetës
• Mundësi rritje profesionale
• Mundësi promovimi brenda grupit
Shënime:
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.comTë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Tel.: 067 206 4428
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Apply WhatsApp