• Jurist

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.

Kompania kërkon të rekrutojë individë të kualifikuar në pozicionin "JURIST";

Detyrat dhe Përgjegjësite


  • Te kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinon ligjor dhe procesim administrativ, ne te gjitha ceshtjet ligjore pergjate implementimit te kontratave pubilke.

  • Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
  • Te perfaqesoj shoqerine prane insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor , ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondences zyrtare me autoritete shteterore per ceshtje te ckatuar ligjore te projektit perkatese.
  • Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi;
  • Kryen dhe bashkërendon punë kerkimore, analize, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqërite e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
  • Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit te jete në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar , teknik dhe ligjor;


Objektivat e Pozicionit


  • Menaxhon dhe zhvillon procedurat e prokurimit , duke konceptuar kornizën e mirë te rregullimit të tyre.
  • Hulumtim dhe vleresim I faktoreve te ndryshem te riskut qe lidhen me vendime apo operacione te kompanise se brendeshmi apo me autoritetet publike.
  • Zhvillon strategjite , politikat dhe procedurat e prokurimit & koncesioneve sipas kerkesave te ligjeve ne fuqi dhe praktikave me te mira nderkombetare.
  • Të realizojë rikonceptimin e proceseve që kryehen gjatë funksionimit të strukturës dhe ushtrimit të aktivitetit të saj, duke analizuar situatën ekzistuese dhe duke propozuar zgjidhjet më të mira për ndryshim, dhe në vijim hartimi i procedurave përkatëse që zbatohen nga struktura.
  • Te mbledhë të dhënat dhe te analizojë kontekstin e marrëdhënieve që krijohen me shoqerite e bashkpunimit te perkohshem, të një projekti apo organizate, të konceptojë kornizën e mirë rregullimit të këtyre marrëdhënieve në makro si dhe të realizojë konkretisht draftimin e akteve, negocimin e kushteve të tyre ndërmjet palëve, e deri në finalizimin, miratimin, dhe regjistrimin e duhur të akteve sipas kërkesave detyruese për zbatim.


Kualifikimet dhe Aftësitë


  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik., dhe të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në këtë fushe.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin per Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin per Licencat dhe Certifikimet.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.
  • Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.


Aplikantët e interesuar të dërgojnë cv-në e tyre në adresën zyrtare të e-mailit: hr@agikons.com

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top