• Jurist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg


Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 98 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Jurist
Vendndodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Mbështet kompaninë në çdo çështje ligjore të ngritur dhe harton të gjitha dokumentet ligjore të nevojshme. Ofron opinione ligjore në lidhje me çështjet ligjore siç kërkohet nga kompania.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Aplikimet online të procedurave të ndryshme të shoqërisë të tilla si markat, patentat, licencat, pasqyrimet e vendimeve të asamblesë, ndryshimet në statutin e shoqërisë apo kompetencat e administratorit si dhe ndryshime të tjera. Përdorimi i e-albania konfidencial;
  • Zgjidhja e problematikave që lindin përgjatë dakordësisë së kontratave të qirasë;
  • Kontratat e kalimit të të drejtave dhe detyrimeve në raste specifike;
  • Kontratat kur bëhet çelja e trashëgimisë dhe ndryshimi i palëve apo ndryshime që kërkojnë procedura të tjera rishikimi;
  • Interpretime ligjore rast pas rasti;
  • Compliance për cdo rast kur ekziston mundësia e mospërputhjes së procedurave të brendshme të kompanisë me vetë ligjin në fuqi dhe ndryshimet që ky i fundit mund të pësojë;
  • Ndjekja e auditimit dhe cdo kërkese DPO përsa i përket mbrojtjes së të dhënave personale;
  • Problematikat me punëmarrësit, kontratat e punës, largimet e punonjësve për cështje delicate( procedura që ndiqet), moszbatimet në praktikë dhe penalitetet që duhet të ekzekutohen, cështjet që prekin sistemin gjyqesor etj;
  • Shkresa dalëse për projekte të rëndësishme Spar.
Edukimi:
Diplomë Bachelor në Drejtësi, Drejtësi Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.
Preferohet të ketë kryer studimet e larta Master.

Eksperienca: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Kualifikime të tjera:
  • Integritet dhe etikë e lartë profesionale
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Kompetenca personale:
  • Njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor.
  • Aftësi shumë të mira analitike, proaktive dhe të orientuara drejt rezultateve
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr Pasurie 1841/46, Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top