Jurist Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
PËRCAKTIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS
Departamenti Ligjor është përgjegjës për ndjekjen e rregulloreve, përgatitjen dhe harmonizimin e akteve të përgjithshme të Bankës; formulimin, analizën profesionale dhe kontrollin e të gjitha llojeve të kontratave që përgatiten në Bankë; regjistrimin e Bankës; përfaqësimin e Bankës para gjykatave dhe institucioneve të tjera në të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet ligjore; dhënien e interpretimit ligjor dhe mendimeve profesionale; përgatitjen e udhëzimeve dhe sqarimeve të nevojshme në lidhje me zbatimin e rregulloreve ligjore dhe nënligjore si dhe kryerjen e punëve të tjera në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, sipas udhëzimeve të CEO të Bankës.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Juristi zbaton dhe përmbush udhëzimet dhe urdhrat dhe raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Departamentit Ligjor për aktivitetin dhe çdo problem që lidhet me përmbushjen e detyrave të caktuara.
VLERËSIMI I PERFORMANCËS
Menaxheri i Departamentit Ligjor do të vlerësojë Performancën e Punës së Juristit në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit hr@uba.com.al . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 15 Janar, 2026.
Titulli i Punës: Jurist
Dega: Tirane
Departamenti: Departamenti LigjorPËRCAKTIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS
Departamenti Ligjor është përgjegjës për ndjekjen e rregulloreve, përgatitjen dhe harmonizimin e akteve të përgjithshme të Bankës; formulimin, analizën profesionale dhe kontrollin e të gjitha llojeve të kontratave që përgatiten në Bankë; regjistrimin e Bankës; përfaqësimin e Bankës para gjykatave dhe institucioneve të tjera në të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet ligjore; dhënien e interpretimit ligjor dhe mendimeve profesionale; përgatitjen e udhëzimeve dhe sqarimeve të nevojshme në lidhje me zbatimin e rregulloreve ligjore dhe nënligjore si dhe kryerjen e punëve të tjera në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, sipas udhëzimeve të CEO të Bankës.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përgatitja e kontratave të financimit dhe dokumenteve të tjera të lidhura me financimin për individë, NVM dhe klientë korporatë.
- Asistimi, në konsultim me Juristin e Lartë dhe Menaxherin e Departamentit Ligjor, në procesin e verifikimit të dokumentacionit ligjor të financimeve, verifikimi i dokumenteve të paraqitura nga klientët dhe kontrolli i saktësisë së kontratave të financimit dhe bllokimeve në favor të Bankës me kërkesë të Departamentit Korporatë, Departamentit Retail ose departamenteve të tjera të Bankës.
- Përgatitja e opinioneve ligjore mbi pronat që ofrohen si kolateral nga klientët, dokumentacionin e tyre dhe raportet e vlerësimit.
- Konsultimi i vazhdueshëm i legjislacionit të ri (Fletorja Zyrtare) dhe informimi në kohë i Menaxherit të Departamentit Ligjor për ndryshimet ligjore ose ligjet e reja që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me bankat.
- Përditësimi mbi Raportin mujor lidhur me çështjet që janë nën ekzekutim të detyruar dhe procedura gjyqësore.
- Kryerja e çdo pune në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës si dhe sipas udhëzimeve të Juristit të Lartë dhe Menaxherit të Departamentit Ligjor.
- Kryerja e detyrës në përputhje me Rregulloret & Procedurat e U.B.A. si dhe me kuadrin ligjor shqiptar.
- Ushtrimi i ndershmërisë, objektivitetit dhe kujdesit në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
- Tregimi i kujdesit në përdorimin e informacionit të marrë gjatë ushtrimit të detyrës. Ai/Ajo nuk duhet ta përdorë informacionin konfidencial për përfitim personal apo në ndonjë mënyrë që bie ndesh me Ligjin ose që dëmton mirëqenien e Bankës.
- Të ketë ndjenjë serioze përgjegjësie dhe fokus në punë dhe çdo detaj.
- Të tregojë kujdes ndaj situatave të klientelës.
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Drejtësisë.
- Njohuri të mira mbi procedurat e Ekzekutimit/Gjykatës/Hipotekës/QKB.
- Dëshirë për më shumë njohuri dhe eksperiencë përmes seminareve ose programeve edukative.
- Aftësi të mira në komunikimin me shkrim dhe me gojë.
- Aftësi për të komunikuar me njerëzit. Aftësi për të punuar në grup.
- Njohuri shumë të mira të anglishtes së folur dhe të shkruar.
- Njohuri të mira të programeve bazë të Microsoft Office.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, i/e organizuar, me kujdes ndaj detajeve, i/e aftë të marrë përgjegjësi.
- Të ketë pasion dhe interes për punën.

Apply