• Jurist/e | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Jurist/e

Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e rolit: Juristi siguron mbështetje ligjore për veprimtarinë dhe aktivitetin e shoqërisë në përputhje me dispozitat në fuqi dhe kuadrin ligjor përkatës, për mbrojtjen e interesave të saj, si dhe kontrollit të zbatimit me përpikmëri të kuadrit ligjor dhe dhënies se mendimit të specializuar juridik për çështjet ligjore.

Përgjegjësitë:
  • Përgjegjës për hartimin e kontratave me nënkontraktorët e shoqërisë dhe marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme;
  • Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi procese administrative, në të gjitha çështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave private e publike, shoqëritë e përkohshme, licensat, autorizimet, certifkimet etj.;
  • Përfaqëson shoqërinë pranë insitucioneve përkatëse dhe autoriteteve kontraktore për ndjekjen e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me to, për çështjet e caktuara ligjore;
  • Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacioneve të shoqërisë të jenë në përputhje me kërkesat, rregullat dhe procedurat aktuale;

Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, dega Juridik.
  • Eksperiencë pune 2-3 vite si Jurist/e në sektorin e ndërtimit.

Aftësi të tjera:
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndërmarrë iniciativë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të ketë aftësi analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet me natyrë juridike;
  • Aftësi për të koordinuar punën për projektet përkatëse;
  • Të njohë shumë mirë Ligjin për Shoqërinë Tregtare, Kodin Administrativ, Kodin Civil, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet etj.;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.


Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 02/08/2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top