• Junior Finance Specialist | Mane TCI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme net rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Finance Junior
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti Finance Junior ndihmon dhe suporton në regjistrimet e faturave të blerjes dhe shitjes si dhe në procese të tjera që zhvillohen në departamentin e financës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Kontabilizimi i FDP;
  • Kontroll i përditshëm i faturave të blerjeve në self care;
  • Hedhja e faturave me karakter administrativ;
  • Kontrolli i faturave të Blerjes dhe Shitje;
  • Hedhja e faturave të blerjes OSHEE dhe UKT për gjithë projektet investitorë;
  • Mbajtja dhe ndjekja e dosjeve të klientëve në projektet investitore;
  • Përditësimi i listës sipas procedurës referuar ligjit për parandalimin e pastrimit të parave;
  • Kontrolli mujor i dosjeve arka dhe banka dhe plotësimi me dokumentacion.

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Ekonomi Financë/Kontabiliet ose në degë të tjera të ngjashme.


Kualifikime të Tjera:


  • Të zotërojë njohuri të programit NAV;
  • Aftësi të mira të programeve në kompjuter;
  • Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Aftësi shume të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Fleksibël me oraret;
  • Njohje e gjuhës angleze.

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit brenda datës 24 tetor 2023 në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...1/Junior-Finance-Specialist?source=CareerSite



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top