• Junior Auditor

Nëse jeni një profesionist i ri dhe i motivuar, me aftësi të mira analitike, planifikuese dhe organizative, dhe po kërkoni të thelloni njohuritë tuaja në fushën e shërbimeve të auditimit dhe të dhënies së sigurisë, kjo mundësi është për ju. Bashkohuni me ekipin tonë të auditimit, i cili është në rritje të vazhdueshme, dhe fitoni njohuri të reja si dhe përvojë në këtë sektor.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të keni përfunduar / të jeni në proces diplomimi të studimeve të larta Bachelor në degën Financë (përbëjnë avantazh studimet niveli Master);
  • Të zotëroni aftësi të mira komunikimi (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe në anglisht;
  • Të zotëroni aftësi të mira të përdorimit të programeve të paketës Microsoft Office (Excel, PowerPoint, etj.);
  • Të keni aftësi të mira në punën në grup;
  • Të jeni të motivuar për të përmirësuar njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
  • Të paturit eksperiencë të mëparshme në hartim/zbatim projektesh përbën avantazh.

Kreston Albania ofron shërbime financiare dhe të këshillimit për biznesin, në fushën e auditimit dhe të dhënies së sigurisë, kontabilitetit dhe taksave, si dhe shërbimeve ligjore dhe të këshillimit financiar. Prej muajit dhjetor 2014, Kreston Albania është pjesë e rrjetit botëror Kreston Global.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj nëpërmjet emailit tek adresa info@kreston.al duke vendosur në “Subject” titullin e pozicionit – Junior Audit.
 


Apply
Back
Top