• IT Helpdesk Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
UnionBank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar epozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme kunëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM nëqytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëmmbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006,banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar dukearritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturëpune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës ështëshumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemimaksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirësdhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë nëmënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësvepër të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare përklientët tanë.

Nevlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe tëpërkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmëkandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin për Administrimin e Rrjeteve dhe Sistemeve, në pozicionin:

IT Helpdesk Specialist
Përgjegjësitë kryesore:

  • Instalon sisteme operative dhe aplikacione dhe konfiguron hardware.
  • Monitoron dhe mirëmban sistemet dhe rrjetat kompjuterike.
  • Suporton stafin/klientët drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet telefonit për të zgjidhur problemet.
  • Rregjistron, ruan dhe raporton probleme në sistem deri në zgjidhjen e tyre.
  • Investigon dhe zgjidh problemet me hardware/software.
  • Mirëmban paisjet e dëmtuara.
  • Siguron suport nga stafi teknik i dedikuar në raste eskalimi të problemeve, dokumenton dhe raporton në sistem statusin e problemit.
  • Suporton implementimin e versioneve të reja të sistemeve operative apo paketave software.
  • Respekton afatet kohore për investigimin, delegimin dhe zgjidhjen e problemeve të raportuara.
  • Mban marrëdhënie të mira me klientët dhe stafin e bankës.
  • Teston dhe vlerëson teknologjitë e reja.
Eksperiencadhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplome universitare në Inxhinieri Elektronike, Informatike, ose fusha të ngjashme.
  • Kupton prioritetet dhe manaxhon njëkohësisht një numër të konsiderueshem problemesh të raportuara.
  • Te kete aftësi të mira komunikimi verbale dhe te shkruara.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • I/e përgjegjshëm dhe kreativ.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra.
Personate interesuar duhet të dërgojnë brenda datës27 Shkurt 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohennga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
UnionBank sh.a.deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantevembështetur në LigjinNr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënavepersonale”dhe UdhëziminNr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personaletë kandidatëve për punë”.Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat edeklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe tëdhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
UnionBank sh.a. kamarrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim përtë garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëmpersoneli i autorizuar ka akses në të dhënat personale qëpërpunon UnionBank sh.a.dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e tëdhënave sensitive.
Individëtqë aplikojnë pranë UnionBank sh.a.pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do tëpërpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantëtkanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e tëdhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ataduhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top