• Inxhinier Zbatimi ne Dhermi

DBH CONSTRUCTION sh.p.k është një kompani e themeluar në Tiranë në vitin 2020, e cila ofron shërbime në fushën e inxhinierisë civile dhe industriale.
Në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit të saj DBH Construction kërkon të punesojë një person të kualifikuar dhe me eksperiencë në pozicionin Inxhinier Zbatimi në Dhërmi
:

Detyrat:

1. Organizon punën në kantierë, derjton dhe kontrollon hap pas hapi zbatimin e projektit.

2. Propozon dhe zgjidh në bashkëpunim me projektuesin dhe supervizorin problemet që mund të lindin gjatë procesit të zbatimit.

3. Harton Vlerësimin e Riskut për kantierin, bën instruktimin teknik të punonjësve për çdo muaj si dhe sa herë vijnë punonjës të rinj.

4. Harton grafikun e punimeve si dhe bën përditësimin e tij vazhdimisht.

5. Ka për detyrë të plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat e Ligjit për mbrojtjen në punë dhe sigurimin teknik të punëtorëve.




Kriteret e punësimit:


Të ketë mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi.

Të këtë përvojë pune minimumi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi ne zbatim.

Të ketë aftësi shumë të mira për organizimin e kantierit dhe drejtimin e punimeve.

Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.

Të jetë fleksibël me orarin.

Të ketë njohuri shumë të mira të paketes Microsoft Office, si dhe të programeve inxhinierike si Autocad, etj.

Të këtë patentë të klasit B.




Përfitimet tuaja:

Pagë 200,000 ALL

Akomodimi dhe transporti sigurohen nga kompania.



Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar CV-n
ë në emailin: dbhconstruction20@gmail.com.


*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top