Inxhinier Preventivues
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Inxhinier Preventivues
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri preventivues ka përgjegjësi kryesore, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për projekte që kryen vetë kompania;
- Kontrollon preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
- Rishikon analizat teknike dhe manualin e çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
- Rishikon në mënyrë periodike legjislacionin dhe botimet në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
- Kontrollon tregun për çmime, për fiksimin e çmimeve në preventivë;
- Harton preventivat për punime shtesë të Klientëve;
- Realizon analiza të çmimit për detaje specifike;
- Konsulton me grupin e projektimit mbi çmime të materialeve të ndryshme.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti Inxhinieri Civile
Kualifikime të tjera:
- Eksperiencë si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale;
- Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në kompanitë e ndërtimit;
- I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i azhurnuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
- Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
- Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
- Aftësi komunikuese dhe punuese në grup;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime.
Mënyra e aplikimit:
Afati i aplikimit: 01/05/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp