• Inxhinier Ndërtimi Zyre | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Përmbledhja e rolit
: Inxhinier Ndërtimi Zyre është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.

Përgjegjësitë:
  • Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale);
  • Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje;
  • Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale;
  • Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania;
  • Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm;
  • Përgatitja e dokumentacionit për dorëzimin e objekteve;
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit;
  • Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  • Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme);
  • Preferohet me eksperiencë në role të ngjashme (mbi 3 vjet);
  • Njohuri të mira të dokumentacionit tekniko-ligjor në fushën e ndërtimit;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 31/10/2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top