INXHINIER NAFTE / MENAXHER I SIGURIMIT TEKNIK, SIGURISË NË PUNË DHE MJEDISIT (MSTSPM)
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Inxh. Industriale
- Eksperienca
- vetem me eksperience
POZICION PUNE: INXHINIER NAFTE / MENAXHER I SIGURIMIT TEKNIK, SIGURISË NË PUNË DHE MJEDISIT (MSTSPM)
Vendndodhja: Durrës
Rreth Kompanisë
Kastrati Energy Trade Sh.a dhe Kastrati Energy Sh.p.k është kompania lider në tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve në Shqipëri. E themeluar në vitin 2002, kompania disponon kapacitetin më të madh magazinues në Porto Romano, Durrës, me 160,000 MT dhe një flotë distribucioni me mbi 120 autobote, duke furnizuar mbi 2,700 klientë biznesi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Përshkrimi i Pozicionit
Inxhinieri i Naftës / Menaxheri i Sigurimit Teknik, Sigurisë në Punë dhe Mjedisit është përgjegjës për mbikëqyrjen e proceseve teknike që lidhen me operacionet e hidrokarbureve, si dhe për zbatimin, monitorimin dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë, shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Pozicioni siguron që aktivitetet operacionale dhe teknike të kompanisë të zhvillohen në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar, standardet e industrisë së naftës dhe praktikat më të mira të sigurisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Kryen analiza teknike dhe monitoron proceset operacionale të magazinimit, transportit dhe shpërndarjes së hidrokarbureve.
• Merr pjesë në optimizimin e proceseve teknike dhe operacionale të kompanisë.
• Kryen vlerësime të riskut për aktivitetet teknike dhe operacionale.
• Harton, përditëson dhe monitoron procedurat e sigurisë, shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
• Inspekton objektet, depot, automjetet, pajisjet dhe ambientet e punës për përputhshmëri me standardet teknike dhe të sigurisë.
• Përgatit raporte inspektimi dhe rekomandon masa korrigjuese për eliminimin e rreziqeve të identifikuara.
• Koordinon dhe zhvillon trajnime për sigurinë në punë, mbrojtjen nga zjarri, menaxhimin e emergjencave dhe drejtimin mbrojtës.
• Kryen orientimin dhe induksionin e sigurisë për punonjësit e rinj dhe kontraktorët.
• Monitoron sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit dhe garanton mirëmbajtjen e tyre sipas standardeve në fuqi.
• Siguron respektimin e kërkesave ligjore dhe standardeve të industrisë së naftës në të gjitha aktivitetet e kompanisë.
• Bashkëpunon me departamentet e tjera për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës teknike dhe të sigurisë.
Kualifikimet dhe Kërkesat
• Diplomë universitare në Inxhinieri Nafte, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale ose degë të ngjashme teknike.
• Eksperiencë në industrinë e hidrokarbureve, energjisë ose sektorë të ngjashëm përbën avantazh.
• Njohuri të mira të legjislacionit dhe standardeve të sigurisë, shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
• Përvojë në administrimin e sistemeve të sigurisë, monitorimin e programeve dhe përputhshmërinë ligjore.
• Njohuri të mira kompjuterike në paketën MS Office.
• Patentë drejtimi Klasi B.
• Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe analitike.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@kastratigroup.al

Apply