• Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Inxhinier Mekanik Projektues
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Mekanik është përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e projekteve mekanike për projekte të reja ndërtimi, si dhe për koordinimin e të gjitha shërbimeve mekanike dhe MNZ (Makineri, Ndërtim, Zhvillim), përpara dhe gjatë fazës së zbatimit. Mbikëqyr instalimin e sistemeve përkatëse duke siguruar përputhjen me projektin, standardet teknike dhe kërkesat ligjore. Përgatit preventivin dhe menaxhon procesin e zbatimit për të garantuar që projekti realizohet brenda buxhetit dhe afateve, në përputhje me kërkesat e investitorit dhe legjislacionin në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Harton projektet mekanike dhe MNZ për projektet zhvillimore;​
  • Harton, përshtat ose plotëson projektet në përputhje me ndryshimet apo kërkesat e klientëve;​
  • Jep mbështetje teknike në të gjitha fazat e projektit: nga projekt-ideja, zbatimi, deri në kolaudimin përfundimtar;​
  • Mbikëqyr implementimin në terren për të garantuar zbatimin sipas specifikimeve teknike të projektit;​
  • Përgatit dhe koordinon dokumentacionin tekniko-ligjor për marrjen e lejeve të nevojshme në institucionet përkatëse;​
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve, duke përgatitur preventivin total për projektet e reja dhe ato për klientët;​
  • Kërkon dhe identifikon tregun për materialet e nevojshme (vendorë ose të huaj), në bashkëpunim me departamentet përkatëse;​
  • Përgatit dosjet për aplikim për leje dhe sigurohet që dorëzimi i tyre të bëhet në kohë;​
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen.​
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Mekanike

Kualifikime të tjera:​
  • 3–5 vite eksperiencë në projektimin dhe zbatimin e sistemeve HVAC dhe MNZ;​
  • Aftësi të forta në koordinimin e punimeve HVAC në kantier;​
  • Njohuri të avancuara në skicim teknik, programim, instalim dhe testim të sistemeve mekanike;​
  • Njohuri shumë të mira të proceseve dhe materialeve të përdorura në disiplinat që mbulon;​
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;​
  • Njohuri të shkëlqyera në programe teknike si AutoCAD, Revit etj.​

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...3370369/Mechanical-Engineer?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 06/08/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top