• Inxhinier Mekanik/Mekatronik | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.


Pozicioni:
Inxhinier Mekanik/Mekatronik
Departamenti: Teknik/Projektim/Prodhim
Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e pozicionit: Progeen, si një kompani ndërtimi ka të bashkëlidhur një repart mekanik për prodhimin e elementëve prej metali në shërbim të objekteve që projekton dhe zbaton. Ky repart është në shërbim të sipërmarrjes ndërtimore dhe ka në përbërje të tij makineri me kontroll numerik metal prerëse dhe përpunuese.

Dhe kërkojmë një Inxhinier Mekanik/Mekatronik të apasionuar për mekanikën, inovator dhe me njohuri në makineritë e prodhimit me kontroll numerik. Kandidati duhet të ketë eksperiencë dhe dëshire për të mësuar/eksperimentuar në fushën e tij. Përgjegjësitë kryesore do të jenë, projektimi dhe zbatimi i elementëve metalik për projektet tona të ndërtimit dhe elementeve te reja në ndërtim. Po ashtu do të drejtojë dhe ndjekë punën në Repartin Mekanik të shoqërisë. Kandidati do të jetë pjesë e grupit të projektimit, planifikimit dhe prodhimit.


Përgjegjësitë:
  • Projektimi dhe detajimi i elementëve metalik pjesë përbërëse e ndërtesave.
  • Projektimi dhe detajimi i elementëve metalik për makineritë metal prerëse dhe përpunuese në pronësi të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar përfundimin e suksesshëm të projektit;
  • Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar cilësinë e punimeve dhe dorëzimin në kohë në përputhje me afatet e projektit;
  • Koordinimi i aktiviteteve në kantiere lidhur me prodhimet metalike, duke siguruar kontrolle cilësie dhe përputhje me protokollet e sigurisë;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të lidhur me sistemet mekanike, duke përfshirë specifikimet e projektit, vizatimet dhe manualet e mirëmbajtjes, analiza kostoje;
  • Sigurimi i udhëzimeve teknike për anëtarët e tjerë të ekipit të projektit dhe kontributi i vazhdueshëm në suksesin e përgjithshëm të projektit.

Kualifikimet:
  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike ose Mekatronik (ose të tjera);
  • Eksperiencë pune mbi 3 vjet (vlerësohen kandidatët e pasionuar dhe me dëshirën për të mësuar e sfiduar aftësite e tyre)
  • Eksperiencë pune me SolidWork, AutoCAD dhe programe të tjera të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtimi, komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi.
  • Mendim analitik dhe qasje pro aktive në zgjidhjen e problemeve.

Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 10.09.2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top