Inxhinier Kantieri
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Via Construction është në kërkim të një Inxhinieri Kantieri (Junior), i/e cila do të asistojë në ndjekjen e punimeve në kantier, koordinimin bazë me ekipet, kontrollin e cilësisë sipas udhëzimeve dhe përgatitjen e raporteve/dokumentacionit teknik, duke respektuar rregullat e sigurisë në punë.
Detyrat Kryesore:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@viaconstruction.al deri më datë 20/02/2025. Sigurohuni që të përfshini “Inxhinier Kantieri” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Detyrat Kryesore:
- Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet në fuqi.
- Përgatit raporte ditore/javore, si dhe raporte për vendosjen në vepër të materialeve specifike (p.sh. hekur, beton), të miratuara edhe nga Mbikëqyrësi i Punimeve.
- Jep udhëzime dhe sqarime të vazhdueshme për organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe respektimin e kushteve teknike.
- Menaxhon dhe monitoron mirëmbajtjen e lëndës së parë dhe makinerive, si dhe planifikon shërbimet teknike të nevojshme për to.
- Ndjek zbatimin e kontratave të sipërmarrjes për punimet e kryera nga nënkontraktorët në objekt dhe siguron mbledhjen e dokumentacionit të kërkuar sipas kontratës në fuqi.
- Plotëson çdo ditë listë-prezencën e punonjësve në kantier.
- Hartonë librezën e masave për punimet e kryera dhe e raporton çdo javë pranë Administratorit, së bashku me situacionin e punimeve.
- Mban dhe plotëson ditarin e punimeve çdo ditë dhe e raporton në baza javore pranë Administratorit.
- Përditëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të objektit.
- Identifikon dhe paraqet kërkesat për ndryshime në projektet e zbatimit dhe preventivin pranë Administratorit dhe departamentit inxhinierik.
- Verifikon që materialet e ardhura në objekt të shoqërohen me certifikata origjine dhe cilësie; në mungesë, vendos shënim përkatës në faturë.
- Identifikon dhe raporton materialet/produktet që nuk përputhen me cilësinë dhe specifikimet e kërkuara.
- Ndjek kryerjen e analizave dhe provave të materialeve në laborator, si dhe testimeve që realizohen në kantier.
- Raporton periodikisht inventarin dhe gjendjen e materialeve pranë veprës.
- Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojave të projektit dhe udhëzimeve të eprorit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Eksperiencë profesionale 3–5 vite në menaxhimin/ndjekjen e punimeve në kantier.
- Aftësi të provuara në interpretimin e projekteve të zbatimit, preventivit, specifikimeve teknike dhe standardeve të ndërtimit.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve inxhinierike si dhe paketës MS Office.
- Kompetenca të mira në organizim, koordinim dhe raportim teknik, përfshirë përgatitjen e raporteve ditore/javore dhe dokumentacionit të kantierit.
- Një ambient pune dinamik dhe profesional.
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të mëtejshëm.
- Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@viaconstruction.al deri më datë 20/02/2025. Sigurohuni që të përfshini “Inxhinier Kantieri” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Apply