• INXHINIER I SIGURIMIT DHE KONTROLLIT TË CILËSISË (QA/QC)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional.

Aktualisht ne po kërkojmë për:

  • INXHINIER I SIGURIMIT DHE KONTROLLIT TË CILËSISË (QA/QC)

PËRGJEGJËSITË:
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve QA/QC për projektet e ndërtimit
  • Kontrolli i cilësisë së materialeve, proceseve dhe punimeve ndërtimore
  • Shqyrtimi i projekteve, specifikimeve teknike dhe dokumentacionit kontraktual
  • Mbikëqyrja e inspektimeve, testimeve dhe procedurave laboratorike
  • Monitorimi i standardeve të cilësisë gjatë gjithë fazave të projektit
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe vizatimeve as-built
  • Pjesëmarrja në inspektime në terren dhe takime koordinuese
  • Kontrolli i metodologjive të punimeve dhe rekomandimi i masave korrigjuese
  • Bashkëpunimi me ekipet e projektit, kontraktorët dhe konsulentët
  • Përgatitja e raporteve mujore QA/QC dhe dokumentacionit të mbylljes së projektit.


KËRKESAT:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm në ndërtim
  • Eksperiencë në pre-stressing works dhe mix-design të betonit
  • Njohuri mbi kontrollin e cilësisë dhe procedurat ndërtimore
  • Njohuri mbi standardet dhe procedurat UNOPS përbëjnë avantazh.

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al ose ne nr e cel 📞 069 40 200 38


Faleminderit,
Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧 info@vibtis.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top